Kledi Kadiu dekorohet me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë
Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi i jep Kledi Kadiut Urdhrin Mjeshtër i Madh si balerin i talentuar i shkollës shqiptare që ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e imazhit të Shqipërisë në Itali. Kledi: "Këtë çmim ua dedikoj edhe të gjithë shqiptarëve që ashtu si unë jetojnë e punojnë jashtë vendit e që me arritjet e tyre ngrenë lart emrin e Shqipërisë”.

Romë, 6 prill 2012 – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekoruar më 5 prill me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” Kledi Kadiun, balerinin shqiptar më të njohur në Itali, të dekoruar më parë edhe me titullin Ambasador i Kombit.

Kadiu është dekoruar me motivacionin e balerinit të talentuar, të edukuar në shkollën shqiptare të artit, që me interpretimin e tij mjeshtëror është bërë një ndër artistët më në zë në Itali, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e imazhit të Shqipërisë.

Kledi Kadiu e filloi karrierën e tij  në vitin ’91 në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe në vitin 1993 bëhet balerin i parë. Në vitet e mëvonshme emigron në Itali dhe në vitet '97-'98 kërcen me Shoqërinë e Teatrit Filarmonik të Veronës. Bie shpejt ne sy të kritikëve të artit që vlerësojnë talentin, forcën dhe thjeshtësinë e tij, si në baletin klasik, ashtu edhe në atë modern. Në 1998 fillon të marrë pjesë në programe të ndryshme televizive. Sot drejton emisionin mbi baletin e vallëzimin në kanalin Rai5 kushtuar artit. 

“Ky vlerësim, çmimi më i lartë artistik në Shqipëri, është një kënaqësi e madhe por edhe një nxitje për më tej. – thotë Kledi për Shqiptarin e Italisë – Veç punës së vazhdueshme më ka ndihmuar edhe pak fat, ndaj këtë çmim ia dedikoj edhe të gjithë shqiptarëve që ashtu si unë jetojnë e punojnë jashtë vendit e që me arritjet e tyre ngrenë lart emrin e Shqipërisë”.

Veç sukseseve profesionale, Kledi është shquar për angazhimin e tij në çështje sociale. Prej disa vjetësh është testimonial i fushatave të ndryshme të Unicef-it, madje vjet shkoi edhe në Bangladesh për të parë nga afër jetën e fëmijëve të cilëve u ofron ndihmë përmes organizmit të OKB-së.

Kledi është edhe Ambasador i Kombit, titull që presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu i ka njohur në vitin 2004 për “përfaqësim dinjitoz të imazhit dhe të vlerave të Shqipërisë në botë”. 

Keti Biçoku

Lexo edhe:
Kledi Kadiu: “Karriera nuk është gjithçka në jetë”
Kledi sjell baletin shqiptar në Rai 5
Kledi Kadiu testimonial për UNICEF

{gallery}kledi-premio{/gallery}

" width="540">

{gallery}kledi-premio{/gallery}

embed video plugin powered by Union Development