Ndërron jetë shkrimtari dhe përkthyesi Amik Kasoruho - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë
Pas një sëmundjeje në mushkëri, është shuar sot në moshën 82-vjeçare shkrimtari dhe përkthyesi i njohur Amik Kasoruho. i cili kaloi një kalvar të rëndë gjatë diktaturës komuniste.

Amik Kasoruho ka lindur më 20 nëntor 1932 në Tiranë, kaloi një kalvar të rëndë gjatë diktaturës komuniste dhe në vitin 1990 ka ardhur të jetojë në Itali.  Ai është autor i disa librave si “Një ankth gjysmëshekullor” (1997), “Il prezzo di un sogno. Il tormentato risveglio dell'Albania” (2000), “Midis qiellit dhe burgut” romani autobiografik “Ikje nga trilli i perëndive”, “Il lunghissimo volo di un'ora” (2013).

Njohës i disa gjuhëve, Amik Kasoruho ka përkthyer në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O’Brian, John Selby etj.

Është fitues i çmimit special të jurisë në konkursin “Eks & Tra” për shkrimtaret migrantë në vitin 1999.

Në vitin 2000 ka marrë çmimin “Civitas – Arbëria 2000 Calabria” për revistën italo-shqiptare të arbëresheve “Katundi Ynë”.