Poezia, loja e magjishme e Irma Kurtit - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë

Irma Kurti njihet nga publiku shqiptar si autore këngësh të festivaleve në RTSh. Sot jeton në Bergamo ku vazhdon të ndjekë pasionin e saj, të shkruajë poezi. Tashmë ka botuar edhe në Italisht, madje edhe është vlerësuar me çmime. Para pak kohësh u nderua me çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Prozës "Napoli Cultural Classic" për poezinë "Sotto la mia maglia - Nën bluzën time" dhe me çmim special në Konkursin Ndërkombëtar "Coluccio Salutati" në Pistoia me poezinë "E torno - E kthehem"

Irma Kurti është një ndër poetet që talentin e saj e ka vënë edhe në shërbim të muzikës. Emri i saj ka qenë i pranishëm në shumë festivale në RTV, në koncertet “Kur vjen pranvera” apo anketat muzikore si autore e teksteve të këngëve që shpesh janë  nderuar me çmime. Bashkëpunimet e para me kompozitorin Ilir Dangëllia e këngëtaren Ermira Babaliu në këngët: “Urimi yt”, “Mbrëmja që mban dashurinë time” etj., u kanë rezistuar ende viteve e kanë mbetur në kujtesën e brezave.

“Ishin kohë jo të lehta për të krijuar” tregon Irma, “shpesh tema të diktohej  dhe nuk ndiheshe plotësisht e lirë dhe kur shkruaje një lirikë dashurie”.

Në një kohë kur niveli i teksteve të këngëve shqiptare shpesh lë për të dëshiruar e kur të rrallë janë poetët që angazhohen me to, Irma Kurti do të ndiqte një linjë të saj cilësore, duke nxjerrë nga pena e saj tekstet e këngëve si: “Të jem për ty number one” të interpretuar nga Manjola Nallbanit, “Trokite te dera” e “Nuk iu zemërova pranverës”- Luan Zhegu, “Imazh i largët”-Spirit Voice, “Nën dritën e Qirinjve”- Kastriot Tusha, “Befas zgjohem” - Ingrid Jushi etj.

Por Irma Kurti është mbi të gjitha një poete, një poete e ndjenjës, me një krijimtari të pasur. Tanimë në Shqipëri ka botuar 5 vëllime me poezi: “Këtë natë me ty”, “Shihemi në një tjetër botë”, “Qirinjtë janë fikur”, “Bëj sikur fle” dhe “Puthja e fundit”. Poezitë e saj,  koncize e të qarta, janë të përshkuara nga një dhimbje ekzistenciale që transformohet herë në dhimbje dashurie, herë në frikë nga jeta, por gjithmonë e qëndrueshme në perceptimin e ngjyrave më vrastare të jetës. Motive të poezisë së Irmës janë humbja e dashurisë, e njerëzve të dashur, frika e vetmisë dhe një lloj kundërshtie për t’iu dorëzuar jetës, momenteve të saj të mira e të këqija.  E diplomuar në Tiranë në Fakultetin e gjuhëve të huaja, pas një eksperience të gjatë si gazetare pranë gazetës Mësuesi, Dita Informacion etj, poetja jeton prej disa vitesh në Bergamo.

Bota Shqiptare: Si lindi tek ju dëshira për të shkruar dhe çfarë ju afroi me poezinë?

Irma Kurti: Poezisë i jam “afruar” që në moshë të vogël, kur isha 10 vjeç, atëhere shkrova vargjet e para. Ishte më tepër si një lojë e magjishme që të tërheq e të fton; me kalimin e viteve, shumë e braktisin... Shkoja rregullisht në rrethin letrar të Shtëpisë së Pionierit në Elbasan së bashku me bashkëmoshatarët e mi. Atje mora “leksionet” e para mbi rregullat e metrikës. Kënaqësia më e madhe ishte kur më botoheshin vargjet në revistat “Fatosi” e “Pionieri”. Kujtoj gjithashtu “të shtunën letraro-artistike”, emisionin radiofonik ku prisja me padurim të më përmëndej emri ose të më lexohej ndonjë poezi. Atëhere nuk mund ta dija që rruga që kisha nisur do të ishte e gjatë dhe e mundimshme, e bukur po dhe plot pengesa reale.

Çfarë shprehnin poezitë tuaja të atyre viteve dhe cili është kujtimi më i bukur që ruani?

Poezitë deri diku mbanin vulën e kohës kur shkruheshin e jo gjithnjë shprehnin botën tonë fëminore... Por kjo nuk na “pengonte” të gëzoheshim sa herë shkruanim apo komentonim krijimet e njeri-tjetrit. Kujtimi më i bukur i asaj periudhe është çmimi i parë  në Konkursin Kombëtar me rastin e 35-vjetorit  të revistës Pionieri me poezinë “Për ty Atdhe!”. E ruaj ende diplomën e këtij çmimi. Sa herë e shikoj, më duket sikur prek me duar pafajësinë e atyre viteve, lumturinë që për ne ishte lehtësisht e arritshme dhe e prekshme.

...

Cili ishte teksti juaj i parë i këngës?

M’u desh të endesha ca kohë derisa të gjeja një portë të hapur për të hyrë në botën e muzikës. Në pallatin e  kulturës së Qytetit Studenti, në një nga veprimtaritë muzikore që organizoheshin shpesh aty, njoha rastësisht kompozitorin Ilir Dangëllia. Ishte kjo që kërkoja prej kohësh. Folëm, biseduam dhe ai më pohoi se ishte në kërkim të një teksti kënge. I dhashë disa nga poezitë e mia dhe ai zgjodhi: “Urimi yt”, që në interpretimin e Ermira Babaliut fitoi çmimin e 3-të në Festivalin e Interpretuesve të Këngës në 1987.

Dhe a vazhdoi më tej ky bashkëpunim?

Me kompozitorin Ilir Dangëllia e me këngëtaren Ermira Babaliu u takuam në momentin e duhur: gjithsecili nga ne kishte shumë për të dhënë dhe ishim këmbëngulës për të dalë e për t’u afirmuar në skenën e festivalit. Emri im në publik nisi të identifikohej lehtësisht me duetin Dangëllia-Babaliu e ky bashkëpunim më solli sodisfaksion e plot çmime. Po përmend disa nga këngët tona: “Mbrëmja që mban dashurinë time”, “Pranë të kaltrit det”, “Letër malli”, "E njëjta ëndërr”.

...

A ndiheshit e lirë në krijimtari, a kishte presion për të shkruar tema të caktuara duke ditur që jeta ishte krejt e politizuar?

Ishin kohë jo të lehta për të krijuar, shpesh tema të diktohej  dhe nuk ndjeheshe plotësisht e lirë dhe kur shkruaje një lirikë dashurie. Por në përgjithësi shkruarja e teksteve të dashurisë ishte një pozicion “komod”, të cilin ndoshta e kisha zgjedhur instiktivisht si “mburojë” ndaj eleminimit apo ndryshimit që mund t’i bënin tekstit.

Keni ardhur relativisht vonë në Itali. Çfarë ju shtyu të linit gjithçka atje: punën, karrierën ...?

Italia ka qenë dëshira ime e përhershme, edhe për faktin se këtu jetojnë motrat e mia. Kam qenë si e ndarë në dy pjesë, jetoja në Tiranë dhe ëndërroja të vija në Itali dhe kur vija këtu mezi prisja të kthehesha në vendin tim. Këto lëkundje, pavendosmëri, deri në momentin e marrjes së vendimit i kam përshkruar me detaje dhe në librin tim autobiografik “Midis dy brigjeve” i përkthyer dhe në italisht “Tra le due rive”. Dilemave të mia i dhashë fund në një moment të vështirë të jetës sime, kur ime më ndodhej në Itali në një gjëndje jo të mirë shëndetësore. Lashë punën, mbylla me një dryn të madh shtëpinë e bashkë me të dhe kujtimet e një jete dhe erdha këtu.

Para pak kohësh ju u nderuat me çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Prozës “Napoli Cultural Classic” për poezinë “Sotto la mi maglia - Nën bluzën time” dhe me çmim special në Konkursin  Ndërkombëtar “Coluccio Salutati” në Pistoia me poezinë  “E torno - E kthehem”. Çfarë rëndësie kanë këto çmime për ju?

Kur ky çmim merret në një vend të huaj, kënaqësia është më e madhe dhe vlerësimi i dyfishtë. E di, e ndjen që e ke merituar atë sukses, që sado i vogël për të tjerët, për mua ka përmasa të tjera. Në çastin kur më prezantojnë, kur tërheq çmimin, jam e kënaqur dhe pse prezantoj vendin tim e kontribuoj sadopak që të njihet dhe një aspekt tjetër i tij.

Gëzimi më i madh kanë qenë çmimet më të fundit, pra çmimi i parë në seksionin e prozës në Konkursin Ndërkombëtar “Lago Gerundo Europa e Cultura” 2011 ne Paullo, Milano me pjesëmarrjen dhe të shkrimtarëve nga Europa dhe çmimi i nderit në Konkursin Ndërkombëtar “Le terre di Liguria” në La Spezia. Me këto të dy çmime u vlerësua libri im autobiografik “Tra le due rive”. Ky fakt është domethënës, shumë inkurajues për mua sepse është libri im i parë i shkruar në prozë.

Sa e lidhur jeni me komunitetin shqiptar në Itali?

Kam patur kënaqësinë të njihem e të kem kontakte të vazhdueshme me shoqatën Skanderbeg në Parma nën drejtimin e Durim Likës. Kam qenë e ftuar atje dhe shkoj shpesh në aktivitetet që organizojnë. Është kënaqësi të shikosh se sa pasion dhe angazhim, sa entuziasëm e dashamirësi vënë anëtarët e shoqatës në të tëra këto veprimtari, që na ndihmojnë për t’u lidhur më shumë më njeri tjetrin në këtë vend të huaj e në përcjelljen e vlerave dhe traditave tona.

E tani si ndiheni në Itali, a ndiheni e realizuar?

Jam e lumtur që ndodhem në Itali e nuk jam penduar asnjë çast për vendimin që kam marrë. Ndjehem mirë sepse jam pranë familjes sime, kam miq dhe nuk e konsideroj qytetin ku jetoj një mjedis të huaj dhe të paarritshëm si dikur. Këtu kam gjetur dhe dashurinë, njeriun me të cilin ndaj ditët e mia.

Ç’është atdheu për ju?

 Nëpër vite, sa herë që udhëtoja larg vendit tim, prisja me padurim e respektoja gjithnjë datën e kthimit. Magjia e të qënit në Amerikë, Danimarkë, Norvegji, Gjermani apo Zvicër etj., shpërbëhej përpara dëshirës sime për të qenë në Tiranë. Por tani kam kuptuar se kjo dëshirë ishte e lidhur pazgjidhshmërisht me faktin që atje më prisnin prindërit e mi, me të cilët isha shumë e lidhur. Tashmë që apartamenti im është bosh dhe askush s’mund të ma hapë më derën, unë nuk kam më nxitje të kthehem atje si më parë. Pra atdheu për mua është familja, dashuria më e madhe dhe e pakushtëzuar e prindërve.

Pak durim...

S’më duket se ike përgjithmonë,
por ke ndaluar pas një udhëtimi.
Zoti në stacionin e fundit gabimisht
ty të zbriti.
 
Dhe unë tashmë kam marrë trenin
që do të më sjellë tek ti.
Nuk di të t’them se kur do t’mbërrij
ekzaktësisht.
 
Mund të ketë edhe vonesa, Nënë,
e di si janë trenat, asnjëherë fiks.
Rëndësi ka që do të takohemi,
pak durim...

Kjo poezi ka fituar çmimin e tretë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë e Prozës “Napoli Cultural Classic” 2010, në kategorinë e autorëve të huaj.

Intervista e plotë në Bota Shqiptare 267, 1 tetor 2011

Poezia Pak durim...