Rea, shqiptarja që adhuron Gedafin - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë

Rea Beko, e reja shqiptare, myslimane e konvertuar që ka takuar Gedafin e për të cilin ushqen ndjenja të ngrohta simpatie. Nuk ka kaluar pa i rënë në sy shtypit,për të kanë shkruar verën e shkruar Corriere della Sera e Il Fatto Quotidiano

Rea Beko nuk është një shoqëruese çfarëdo nga 500 modelet-shoqëruese të Gedafit në Romë: është një nga ato tre vajza që u konvertua në myslimane pas takimeve me kolonelin. Dhe për konvertimin e saj foli me Corriere della Sera, duke shkelur me këmbë “urdhëresën” e parë të agjencisë Hostessweb për 500 vajzat e rekrutuara për orën e mësimit të fesë me liderin libian.

“Ndihem e pastruar shpirtërisht dhe mbaj ramazan” shprehet ajo për gazetarët. Me sa duket “thirrja” e Muhametit duhet të ketë qenë tejet e fuqishme – nxjerr konkluzionet Il Fatto Quotidiano – pasi deri ca muaj më parë nuk kishte asnjë konsideratë për ligjet e kuranit. Në youtube e facebook mund të gjesh filmime të shumta të ekspeditës së një grupi të përzgjedhurish nga shoqërueset që kishin dëgjuar “leksionin” e parë të Gedafit, në vitin 2009. Është edhe Rea, me gotën e birrës përpara dhe në krah një burrë që i përkëdhel leshrat e verdhë. Nuk mund të thuash që kishte ndër mend Mekën ato çaste!

Tani është konvertuar dhe ajo thotë me çiltërsi “Tani i fejuari më thotë: më në fund u mbulove, më parë kur kaloje rrugës të shikonin të gjithë...” (Corriere della Sera). Vazhdon më pas rrëfimin e saj: “Koloneli është si ata njerëzit e urtë antikë të cilëve u drejtoheshin kalorësit para se të shkonin në betejë. I urtë që të jep këshilla...”.

Rea ka lindur në Tiranë 28 vjet më parë dhe jeton në Itali që kur ishte 15 vjeçe. Babai është sipërmarrës, nëna rrobaqepëse, ndërsa ajo ka mbaruar në La Sapienza për shkenca shoqërore dhe sot është agjente financiare me ëndrrën që një ditë “të bëhet kryebashkiake e Romës” siç thotë ajo duke qeshur.
Rrëfen që ka nisur të lexojë  Kuranin kur ishte e vogël. “Më parë isha ortodokse por gjithnjë kam treguar interes për fetë e tjera, kam studiuar shumë. Ndoshta sepse në vendin tim nuk ishte kaq e lehtë të ishe besimtar”. (Po ku di gjë ajo për Shqipërinë ateiste – mund të thotë me të drejtë ndokush – ka lindur në vitin 1983, ishte ende e vogël për të pasur këto dyshime mbi besimin e saj fetar!)

Më pas, Rea jep edhe mendimin e saj të thellë filozofik: “Të krishterë e myslimanë jemi të gjithë persona, edhe mikesha ime C. Evans, shoqëruese dhe aktore erdhi në Libi për të takuar Gedafin. Koloneli i dhuroi edhe asaj një varëse të florinjtë me portretin e tij, por ajo nuk u konvertua, ka mbetur e krishterë. E megjithatë jemi akoma mikesha”.

Lexo edhe:

Modelja shqiptare: “Gedafi nuk është diktator”