Sonila Kaceli një shqiptare mes kandidatëve në zgjedhjet në Bologna - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë

Ndër të 14 kandidatët e huaj në këto zgjedhje administrative, është dhe shqiptarja Sonila Kaceli në listën mbështetëse të Stefano Aldrovandit në Bologna.

Ajo jeton prej gati 20 vjetësh në Itali dhe vjen nga një familje shqiptare me traditë muzikore. Është  diplomuar në Universitetin e Bolonjës në Disiplina Muzikore dhe studimeve për kanto dhe kompozim në Konservatorin G. B. Martini di Bologna. Sonila është soprano, por këtë herë ajo i ka hyrë politikës për “t’i dhënë zë emigrantëve, kulturës së tyre”. Pikërisht kultura, sipas kandidates Kaceli, është një mjet dhe mënyrë integrimi. Ajo mbështet një kandidat të levizjes qytetare, sepse “në këtë mënyrë jam jashtë logjikave të partive” tregon kandidatja shqiptare.