The voice of Italy. Elhaida Dani fiton "betejën mes titanëve" (VIDEO) - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë

Në sfidën e mbrëmshme në The voice of Italy, ishte radha e Elhaida Danit. Cocciante, profesori i saj, e vë të këndojë në duet me italo-amerikanen Francesca Bellenis. kënga e zgjedhur për to ishte "No more tears" e Donna Summer dhe këngëtaret mahnitën publikun e profesorët me zërin e tyre.

'Betejë mes titanësh' e konsideroi sfidën Noemi pas interpretimit të këngës. "Na keni përgëdhelur e gërvishtur me gamën e zërit, nga më i ëmbli deri tek më i larti. Jeni me të vërtetë të mrekullueshme" u shpreh Pelù. "Duet i mrekullueshëm" edhe për Carrà

Por Cocciante, në fund të një vlerësimi të lartë për të dyja artistet, zgjodhi të çojë përpara Elhaidën, edhe me njëfarë keqardhjeje për Francescan që në të shkuarën ka qenë edhe koriste e tij.

Shumë e kënaqur me zgjedhje ne Cocciantes Raffaella Carra, që kur gjykimi i saj nuk do të ndikonte më në vendim e tha hapur "Nuk mund të mos zgjidhje Elhaidën". "Ka një timbër zëri më të ëmbël dhe kontrolloi më mirë emocionet e saj" e përkrahu vendimin e Cocciantes edhe Noemi.

Është Elhaida Dani, 19-vjeçarja nga Shkodra, ajo që do të vazhdojë garën, duke filluar me interpretimin live.

Ke.Bi.