FIFA pranon Kosovën në gjirin e saj - Shqiptari i Italisë

Sport
Do të marrë pjesë që në kualifikimet e kampionatit të ardhshëm botëror

Prishtinë, 14 maj 2016 - Kosova është pranuar të premten në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA). Pranimi u miratua gjatë punimeve të Kongresit të FIFA-s në Meksiko të Meksikës, ku mori 141 vota pro, të mjaftueshme për t’u bërë anëtarja e 210-të në familjen më të madhe të futbollit botëror.

Kjo datë historike për futbolllin e Kosovës, vjen vetëm 10 ditë pas 3 majit 2016, kur Kosova u pranua me shumicë votash në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA) gjatë Kongresit të 40-të në Budapest, Hungari.

Para se të votohej për pranimin e Kosovës në FIFA, mori fjalën edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, që u shpreh se pranimi i FFK-së në FIFA është krejtësisht legjitim.

“Dua të falënderoj këshillin e FIFA-s, që ka rekomanduar kongresin për të marrë vendim që të pranojë FFK-në, në FIFA, dhe që ajo të marrë pjesë në kualifikimet e kampionatit botëror”.

Sipas Vokrrit, “ky është hapi tjetër sot, pasi  Kosova është e njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe nga shumë federata të tjera”. “Votimi i sotëm do të ndikojë edhe në pajtimin me fqinjët tanë. Pranimi i FFK-së në FIFA, është krejtësisht legjitim”, tha ai pak para votimit.

Çasti i shpalljes së verdiktit për Kosovën: