Futboll. Inter-Udinese, ndeshja e parë në Serie A pa asnjë italian në fushë - Shqiptari i Italisë

Sport
Gjithë bota në fushë por asnjë italian, me përjashtim të arbitrit

Romë, 24 prill 2016 - Ndeshja e fituar mbrëmë nga Interi perballe Udinese-s (3-1) do të mbahet mend si e para ndeshje në historinë e Serie A italiane pa asnjë futbollist italian titullar.

Në fakt në fushën e gjelbër në San Siro të Milanos zbritën 6 brazilianë, 3 francezë, 2 kolumbianë, një argjentinas, një kroat, një ganez, një japonez, një grek, një malazez, një portugez, një serb, një slloven, një zviceran dhe një nga Mali. Aspak ngushëllues për futbollin italian në prag të kampionatit evropian, fakti që i vetmi italian në fushë ishte gjyqtari Domenico Celi.

Sipas të përditshmes sportive “Gazzetta dello Sport” kjo eshte hera e pare ne historine e Serise A, qe asnje nga 22 titullaret nuk ishte italian. “Gazzetta” sjell si shembull te nje rasti te ngjashëm ne kampionatet e medha evropiane, ndeshjen Portsmouth-Arsenal ne Premierlige ne vitin 2009.

Shumica e lojtareve ne Serine A (56%) jane te huaj. Ky problem shqetesues eshte ngritur disa here nga seleksioneri Antonio Conte dhe specialiste te ndryshem, te cilet jane shprehur se kjo ndikon negativisht ne perzgjedhjen e përfaqësueses italiane të futbollit.