Futboll. Itali-Shqipëri do të luhet në stadiumin Friuli të Udines - Shqiptari i Italisë

Sport
Ka nisur të diskutohet që tani rreth ndeshjes Itali-Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e botërorit 2018 të 24 marsit 2017. Akoma nuk është zyrtare, por flitet se të dyja federatat parapëlqejnë ndeshja mund të mbahet në stadiumin Friuli të Udines.
Stadiumi Friuli i UdinesAlternativa është stadiumi i Palermos. Por veçanërisht kuqezinjtë preferojnë që ndeshja të luhet në Udine: për arsyen e thjeshtë se tifozët e shumtë mes komunitetit shqiptar në Itali që do të mbushin stadiumin, jetojnë kryesisht në qendër e veri të Italisë.
Urojmë që atmosfera të jetë ajo e para dy vjetëve në Genova për ndeshjen miqësore Itali-Shqipëri, ndërsa rezultati i ndeshjes jo.
Genova, nëntor 2014, shqiptarët në stadium këndojnë dy himnet kombëtare:

Advertisement