Kombëtarja fiton 3-1 miqësoren me Katarin - Shqiptari i Italisë

Sport
Kuqezinjtë kalojnë me sukses provën e parë në prag të Evropianit

Tiranë, 29 maj 2016 - Kombëtarja kalon testin e parë. Skuadra e Gianni De Biasit ka fituar  miqësoren ndaj Katarit, që u luajt pasditen e të dielës në Austri, me rezultatin 3-1.

Edhe pse u gjendën në disavantazh që në minutën e parë të takimit, golat e Ajetit, Lenjanit dhe Sadikut kanë përmbysur rezultatin duke bërë që tifozët kuqezinj të shpërthejnë në festë.

Nuk duhet lënë pa thënë që Katari është skuadër shumë më e dobët se Franca, Zvicra, Rumania me të cilat kuqezinjtë do të ndeshen në Evropian, ndaj më shumë se për të dëshmuar formën e tyre, rezultati është i mirë për të mbajtur lart moralin e futbollistëve dhe të tifozëve.

Testi i radhës i skuadrës sonë përfaqësuese do të jetë në datën 3 qershor, ndaj Ukrainës në Bergamo.

Lexo edhe: Kuqezinjtë në Bergamo për një miqësore me Ukrainën