Serie A: “Urime mister De Biasi” - Shqiptari i Italisë

Sport

Edhe Seria A e kampionatit italian përcjell lajmin e kualifikimit të Shqipërisë në Francë 2016.

Me një postim në rrjetin social facebook sjell një foto të Gianni De Biasit e fjalët e tij mbi mosbesimin e njerëzve para tre vjetëve e gjysmë se Shqipëria mund të bënte realitet këtë ëndërr dhe shprehjen e tij të mbrëmshme “Është kënaqësia më e madhe e karrierës sime sepse lumturuam një popull të tërë”, të shoqëruar nga shënimi: “Dje Shqipëria u kualifikua për të parën herë në histori në kampionatin evropian të futbollit dhe kjo faqë historike u shkrua edhe nga Gianni De Biasi. Urime Mister!”.

Ieri l'Albania si è qualificata per la 1^volta nella storia agli Europei di calcio e questa storica pagina di calcio è...

Posted by Serie A TIM on Lunedì 12 ottobre 2015