Tare e Berisha: “Shqipëria mund të dhurojë akoma surpriza në Evropian” - Shqiptari i Italisë

Sport

Në Euro 2016, Shqipëria do të luajë në grup me të zonjën e shtëpisë, Francën, me Rumaninë dhe "vëllezërit" e Zvicrës. Optimistë dy kuqezinj të Italisë

Romë 14 dhjetor 2015 - Në shortin e hedhur më 12 dhjetor për Evropianin francë 2016, Shqipërisë i ra të jetë në grupin A bashkë me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën. Grup i lehtë apo i vështirë? As që duhet parë në këtë këndvështrim, të jemi realist: për Shqipërinë, “hirushen” e këtij Evropiani, siç e quajnë shpesh këtu në Itali, me cilindo skuadër të ishte në grup, kualifikimi për më tej do të ishte diçka shumë e vështirë.

E megjithatë dy personalitete të futbollit shqiptar, Igli Tare, ish kapiteni i kuqezinjve dhe Etrit Berisha, portiere i kombëtares, shprehen optimistë.

Drejtori sportive i Lazios, Tare, u jep besim kuqezinjve të Gianni De Biasit. Për Panorama Sport thotë: “Në grupin A ka skuadra që mund të sjellin të papritura. Shumë besojnë se Shqipëria ishte pa fat në short, por mund të kishte shkuar edhe shumë më keq. Jam i sigurt që ajo ka shanse në këtë grup.

Ndërsa Berisha, portier i Lazios, duke komentuar shortin për GazetaOlle.com thotë se grup të lehtë nuk ka dhe vë theksin në faktin që Shqipëria luan pa presionin e Francës dhe Zvicrës, gjë që mund të jetë positive për kuqezinjtë.

“Do të jetë e vështirë, por jemi në rrugë të mirë. Ndeshja me Francën sigurisht do të jetë më e vështirë se miqësoret që kemi luajtur me të. Mirëpo, nuk kemi presionin që kanë Franca dhe Zvcira, dhe besoj që kjo do ta na ndihmojë shumë pasi kemi një ekip të mirë që mund të luajë me çdo kundërshtar dhe të fitojë ndaj cilindo kundërshtar”, tha Berisha.

shorti Euro 2016