Bashkimi familjar. E kur fëmijët mbushin 18 vjeç para marrjes së autorizimit? - Shqiptari i Italisë

Eksperti përgjigjet
Kam paraqitur kërkesë për bashkim familjar për gruan e fëmijët, por ndërkohë një prej tyre ka mbushur moshën madhore. Do të ma japin edhe për të nulla-ostën?

Në praktikën e bashkimit familjar merret në konsideratë mosha e fëmijës në çastin e paraqitjes së kërkesës e jo ajo që djali apo vajza ka në çastin kur lëshohet nulla osta.

Kjo do të thotë që kërkesa i duhet paraqitur Prefekturës para se bijtë të mbushin 18 vjeç. Ky kriter është i vlefshëm edhe për të miturit e birësuar apo të dhënë nën kujdes, pasi edhe këta konsiderohen njësoj si bijtë.

Me datën e paraqitjes së kërkesës nënkuptohet data e dërgesës telematike të kërkesës për nulla osta përmes faqes së internetit të Ministrisë së Brendshme. Në fakt, pas nisjes së kërkesës, sistemi gjeneron automatikisht një kupon që përmban kodin e praktikës dhe prefekturën kompetente, të dhënat e aplikantit, data dhe ora e nisjes së kërkesës. Pikërisht kjo e fundit merret në konsideratë për të parë nëse kërkesa është nisur para apo pasi fëmija ka mbushur moshën madhore.

Bashkimi familiar me bij mbi 18 vjeç mun të kërkohet vetëm në disa raste të jashtëzakonshme. Karakteristika lryesore, në të tilla raste, është që biri është realisht në ngarkim sepse për arsye objektive nuk mund t’u bëjë ballë personalisht nevojave të domosdoshme jetike. Me fjalë të tjera, gjendja shëndetësore e birit është e tillë që i sjell paaftësi të plotë, motiv për të cilin varet krejtësisht nga prindi. Kjo gjendje duhet të jetë e dokumentuar.

Natyrisht, edhe në këtë rast mbeten të pandryshuara kriteret e tjera të përgjithshme të parashikuara për bashkimin familjar, si strehimi i përshtatshëm, të ardhurat minimale vjetore me prejardhje të ligjshme të mjaftueshme.

Maria Elena Arguello/ Stranieriinitalia.it

In italiano:  Ricongiungimento. Se i figli diventano maggiorenni prima del nulla osta?

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)