Bashkimi familjar. Si paraqitet kërkesa, ç’formularë nevojiten? - Shqiptari i Italisë

Eksperti përgjigjet
Dua të sjell gruan dhe fëmijët në Itali. Si të kërkoj bashkimin familjar? Ku të gjej formularët për paraqitjen e kërkesës?

Në kushte të caktuara, një i huaj resident i rregullt në Itali mund të paraqesë kërkesë bashkimi familjar për të sjellë këtu bashkëshorten/in, dhe fëmijët e mitur. Në disa raste specifike mund të sjellë edhe bijtë në moshë madhore ose prindërit në ngarkim.

Kërkesa paraqitet online përmes portalit të ministrisë së Brendshme. Është e domosdoshme që i interesuari të regjistrohet në zonën e rezervuar ku duhet të përpilojë e të nisë online formularin S, "Richiesta di Nulla Osta per Ricongiungimento Familiare" (Kërkesë autorizimi për Bashkim Familjar).

Kush nuk është i aftë ta bëjë personalisht kërkesën mund të kërkojë ndihmën falas të shoqatave apo patronateve që kanë nënshkruar një protokoll mirëkuptimi me ministrinë.

Në formular shënohen para së gjithash të dhënat personale dhe ato të familjarëve që kërohet të sillen në Itali. Më pas duhet specifikuar puna dhe të ardhurat e kërkuesit, të integruara, po të jetë nevoja, me ato të familjarëve të tjerë për të dëshmuar që ai është në gjendje të mbajë ekonomikisht ata që dëshiron të sjellë në Itali.

Ka edhe një seksion dedikuar strehimit ku do të qëndrojnë familjarët. Duhen shënuar të dhënat e certifikatës së përshtatshmërisë të lëshuar nga Komuna (nuk nevojitet për refugjatët dhe ata që sjellin në Itali një fëmijë të mitur nën 14 vjeç) dhe numri i personave të pranishëm në atë banesë.

Së fundi duhet shënuar cila Konsullatë italiane në vendin e origjinës duhet të lëshojë vizën e hyrjes familjarit dhe të lihen kontaktettë vlefshme për t marrë lajme lidhur me bashkimin familjar. Pasi futen edhe të dhënat e një pullë-takse prej 16 eurosh, mund të konfirmohet vërtetësia e e asaj çfarë deklarohet dhe të niset kërkesa online.

Ky është vetëm hapi i parë. Më pas, i interesuari do të thirret në Sportelin Unik për Imigracionin të provincës së rezidencës për të paraqitur dokumentacionin original (për shembull mbi punën e të ardhurat)Pasi lëshohet nulla-osta për bashkimin, familjari mund të shkojë në konsullatë për t ëmarrë vizën e hyrjes për të ardhur në Itali.

Stranieriinitalia.it/Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Lexo edhe:
Bashkimi familjar. Sa duhet pritur pas aplikimit?
Bashkimi familjar. Minimumi i të ardhurave për ta kërkuar gjatë vitit 2016
Bashkimi familjar – Udhëzues i përditësuar