Im bir është italian, mund të marr edhe unë shtetësinë italiane? - Shqiptari i Italisë

Eksperti përgjigjet
Unë jam shqiptare e im bir ka babanë italian. Meqë fëmija është italian, a mund ta kërkoj edhe unë shtetësinë italiane?

Ligji mbi shtetësinë italiane nuk parashikon mundësinë që bijtë të mund t’i transmetojnë shtetësinë e tyre prindërve, sepse neni 1 i ligjit nr. 91/1992 përcaktuan që është shtetas italian nga lindje fëmija që ka të paktën njërin prej prindërve italian. Në fakt, parimi i ius sanguinis bazohet në njohjen e shtetësisë sipas prejardhjes në linjë të drejtë.

Në rastin konkret, e huaja ka dy mundësi për t’u bërë italiane: për rezidencë sipas nenit 9 apo për martesë me shtetas italian sipas nenit 5 të ligjit mbi shtetësinë nr. 91/1992. Në të dyja rastet shtetësia nuk jepet nëse i huaji konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë publike.

Në rastin e parë, pra për të paraqitur kërkesë për shtetësi për rezidencë në Itali, i huaji duhet të tregojë që është i regjistruar në zyrat e gjendjes civile italiane prej një numri të caktuar vitesh, që ndryshon në bazë të faktit nëse është evropian ajo i një vendi jashtë BE-së (dhjetë vjet për shqiptarët). Kërkuesi duhet të regojë gjithashtu se ka të ardhura të rregullta për të paktën 3 vjetët e fundit para paraqitjes së kërkesës së shtetësisë. (Këtu gjeni udhëzuesin e plotë për marrjen e shtetësisë për rezidencë).

Në rastin e dytë, nëse i interesuari martohet me në shtetas italian, mund të paraqesë kërkesë për shtetësinë pas një periudhe më të shkurtër vitesh rezidence (dy vjet rezidencë me bashkëshortin italiannga data e martsës, ose një vit nëse çifti ka fëmijë) sipas nenit 5 të ligjit mbi shtetësinë. (Këtu gjeni udhëzuesin e plotë për marrjen e shtetësisë për martesë).

stranieriinitalia.it/shqiptariiitalise.com

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)