Kam lejeqëndrim për pritje punësimi. Mund të punoj në një tjetër Vend Evropian? - Shqiptari i Italisë

Eksperti përgjigjet
Jam i papunë e më kanë dhënë një lejeqëndrim për pritje punësimi. Mund ta përdor për të shkuar për të punuar në Gjermani ose Francë?

Romë, 21 shtator 2015 – Leja e qëndrimit për pritje punësimi u lëshohet të huajve që e kishin një punë e që po kërkojnë një tjeër. Dokumenti është me kohëzgjatje njëvjeçare dhe kur i huaji gjen një punësim të rim und ta konvertojë në një lejeqëndrim për motive pune.

Ashtu si lejeqëndrimet e tjera, edhe ai për pritje punësimi lejon të udhëtohet nga Italia për në Atdhe e në të gjitha vendet e zonës Schegen Belgjikë; Francë; Gjermani; Luksemburg; Holandë; Portugali; Spanjë; Austri; Greqi; Danimarkë; Finlandë; Suedi; Islandë; Norvegji; Sloveni; Estoni; Letoni; Lituani; Poloni; Republika Çeke; Sllovaki; Hungari; Maltë; Svicër; Lihtenshtajn.

Por liria e qarkullimit është e ndryshme nga liria e transferimit në një prej këtyre shteteve. Një lejeqëndrim italian, përfshirë atë për pritje punësimi, në fakt, lejon vetëm të shkosh në një nga këto vende si turist, maksimumi për tre muaj, por nuk lejon që mbajtësi të punësohet në një prej këtyre vendeve Schengen.

Kjo do të thotë që, nëse një immigrant i papunë në Itali dëshiron të shkojë të punojë në Gjermani, duhet të ndjekë të gjitha procedurat e parashikuara nga ligji gjerman i imigracionit për punonjësit e huaj që vijnë nga jashtë. Kështu që në këtë rast duhet kërkuar vizë hyrjeje në Gjermani e pasi të shkohet atje duhet të kërkohet një lejeqëndrim sipas ligjit gjerman në fuqi.

Stranieriinitalia.it/Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)