Karta e qëndrimit, mund ta kërkoj edhe për familjarët? - Shqiptari i Italisë

Eksperti përgjigjet
Jetoj prej 6 vjetësh në Itali e dua të kërkoj kartën e qëndrimit. Mund ta kërkoj edhe për time shoqe që ka ardhur këtu pas meje?

Romë, 17 maj 2016 – Ligji parashikon, me plotësimin e disa kritereve, mundësinë e aplikimit për lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë, e ashtuquajtura karta e qëndrimit, për vete e për familjarët.

Nëse kërkesa bëhet edhe për familjarët, duhet saktësuar që edhe këta duhet të kenë një lejeqëndrim të vlefshëm prej të paktën 5 vjetëve, siç pohon edhe një sentencë e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian e vitit 2014.

Kur kërkesa bëhet vetëm për vete, i interesuari duhet të tregojë që:

- ka një lejeqëndrim të vlefshëm prej të paktën 5 vjetëve;

- ka të ardhura jo më të ulëta se çeku social për vitin kur paraqitet kërkesa (5.825 € për vitin 2016):

- ka kaluar testin e italishtes ose zotëron një certifikatë të vlefshme të njohjes së gjuhës në nivel jo më të ulët se A2.

- paraqet një certifikatë të përshtatshmërisë së strehimit.

Ndërsa kur kërkesa bëhet edhe për familjarët, duhet mbajtur parasysh, përveç rregullit të 5 vjetëve, që edhe familjarët që janë mbi 14 vjeç duhet të mbrojnë testin e italishtes, nëse nuk kanë një certifikatë të njohjes së njohjes së gjuhës italiane ose nëse nuk hyjnë mes kategorive që nuk kanë nevojë të bëjnë testin e sipërpërmendur.

Për më tepër, kur kërkohet lëshimi i lejeqëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë për familjarët, duhet treguar që të ardhurat janë ato që nevojiten për bashkimin familjar.

Nëse kërkesa për lëshimin e këtij dokumenti qëndrimi paraqitet nga persona me statusin e mbrojtjes ndërkombëtare, duhet kujtuar që atyre nuk u kërkohet tëmbrojnë provimin e italishtes, as të paraqesë certifikatën e përshtatshmërisë së strehimit por duhet të tregojnë vendin e rezidencës.

Maria Elena Arguello

Stranieriinitalia.it/ Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Lexo edhe: Carta di soggiorno, posso chiederla anche per i miei familiari?