Shtetësia italiane. A mund të mbledh të ardhurat me ato të bashkëjetuesit? - Shqiptari i Italisë

Eksperti përgjigjet
Bashkëjetoj me një shtetas italian, kemi dy fëmijë por nuk jemi të martuar. Po kërkoj shtetësinë italiane, por të ardhurat që kam janë të pamjaftueshme. A mund të shtoj edhe atë të partnerit?

Romë, 26 janar 2015 – Prindërit e qytetarëve italianë që nuk janë të martuar me shtetas italian por bashkëjetojnë, mund të paraqesin kërkesë për shtetësinë vetëm për motive rezidence, pra sipas nenit 9 të Ligjit mbi shtetësinë nr. 91/1992. Ligji nuk parashikon mundësinë e transmetimit të shtetësisë nga fëmijët te prindërit pasi parimi i ius sanguinis bazohet në njohjen e shtetësisë në bazë të prejardhjes në linjë të drejtpërdrejtë.

Bashkimi i të ardhurave parashikohet në rastin kur shtetasi i huaj që kërkon shtetësinë për motive rezidence dhe nuk ka të ardhura të mjaftueshme ndaj paraqet të ardhurat e përgjithshme të bërthamës familjare. Në rast se të interesuarit i nevojitet të bashkojë të  ardhurat me ato të partnerit, këtë gjë mund ta bëjë vetëm në rast se çifti është i martuar, në këtë aspekt jetesa në të njëjtën shtëpi nuk mjafton.

Në rast se çifti i formuar nga një italian e një i huaj vendos të martohet, është e mundur të modifikohet kërkesa e e shtetësisë e nisur për motive rezidence në një kërkesë shtetësie për motive martese. Për më tepër, kur kërkuesi i shtetësisë është i lidhur me martesë më një shtetas italian nuk është e nevojshme të tregojë që ka të ardhura.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it