Bonus bebe. Botohet rregullorja zbatuese - Shqiptari i Italisë

Të jetosh në Itali
80 euro në muaj për tre vjet për famijet, edhe të imigrantëve, ku ka lindur një fëmijë. Kërkesat do të paraqiten online, sapo INPS të vendosë kur do të nisin procedurat

Romë, 13 prill 2015 – Më në fund, i shumëprituri “bonus bebe” po vjen në jetë.

Të premten e shkuar, më 10 prill, është botuar në Gazetën Zyrtare dekreti me rregulloren zbatuese për kontributin  e ri që Shteti u jep familjeve në të cilat lind apo birësohet një fëmijë. Tani mungon vetëm miratimi i INPS-it, e më pas do të mund të paraqiten kërkesat.

Bonusi nuk është tjetër veçse një çek 80-eurosh në muaj nga lindja deri në mbushjen e 3 vjeçëve, ose nga dita e ardhjes në bërthamën familjare të fëmijës së birësuar për tre vjet rresht. Bonusi u takon familjeve që kanë “tregues të situatës ekonomike të barasvlefshme” (ISEE) jo më të lartë se 25 mijë euro në vit, por nëse ISEE është maksimumi 7 mijë euro, shuma e bonusit dyfishohet në 160 euro në muaj.

Bonusi do të jetë një ndihmë edhe për shumë imigrantë. Në fakt, u takon familjeve ku mami dhe/ose babi janë italianë, qytetarë të BE-së apo qytetarë jokomunitarë, me kusht që të kenë lejen e qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë, të ashtuquajturën karta e qëndrimit.

Kërkesa duhet t’i paraqitet online INPS-it brenda 90 ditëve nga lindja/birësimi, ose brenda 90 ditëve nga ardhja në fuqi e dekretit (kjo e fundit vlen nevojitet për t’u dhënë mundësinë e bonusit edhe prindërve të fëmijëve të lindur nga 1 janari 2015 deri më sot, që mund të marrin edhe shumat e prapambetura). Kush paraqet kërkesën me vonesë do të kenë të drejtën e bonusit, por vetëm nga muaji i paraqitjes së kërkesës dhe jo a ii lindjes/birësimit të fëmijës.

Tani topi i kalon INPS-it, që duhet të nxjerrë formularët e procedurat e detajuara për paraqitjen e kërkesave online. Kur? Dekreti e thotë qartë “brenda 15 ditëve”, por duke parë vonesën e deritanishme për shpalljen e dekretit shpresohet që INPS të nxitojë e çasti kur të mund të paraqitet kërkesa të jetë sa më afër.

Lexo në italisht:

DECRETO DEL PRESIDENTE DEL CONSIGLIO DEI MINISTRI 27 febbraio 2015 Disposizioni necessarie per l'attuazione dell'articolo 1, comma  125, della legge 23 dicembre 2014, n. 190, recante: «Disposizioni  per  la formazione del bilancio annuale e pluriennale dello Stato (legge  di stabilita' 2015)», che prevede un assegno al fine di  incentivare la natalita' e contribuire alle spese per il suo sostegno. (15A02749) (GU n.83 del 10-4-2015)