Çeqe për lindjet dhe bonuse për çerdhet, konfirmohen edhe për imigrantët - Shqiptari i Italisë

Të jetosh në Itali
Dhoma e Deputetëve miraton dekretin e ligjit të Bilancit, që përmban masa për familjet që nuk bëjnë dallim mes italinëve dhe të huajve. 800 euro nënave të ardhshme dhe 1.000 € në vit për të paguar çerdhet

Romë, 5 dhjetor 2016 – Më 28 nëntor, dekretligji i Bilancit 2017 është miratuar nga Dhoma e Deputetëve. Mes konfirmimeve, edhe masat e reja në favor të familjeve që nuk bëjën dallim mes italianëve e imigrantëve.

Mes këtyre, është ngritja e një “Fondi në mbështetje të lindjeve” që kërkon të favorizojë qasjen ndaj kreditit të familjeve me të paktën një fëmijë të lindur apo të birësuar nga 1 janari 2017. Fondi do të garantojë bankat dhe ndërmjetësuesit financiarë të cilëve familjet do t’u drejtohen për të pasur një hua. Detajet e financimit do të përcaktohen me një dekret të ministrisë së Ekonomisë dhe Famimiljes.

Për familjet në të cilat po vjen një fëmijë do të krijohet edhe një “çmim për lindjet” që konsiston në 800 € që do t’u jepen nga INPS nënave të ardhshme (në projekt nuk bëhet asnjë dallim sipas shtetësisë e të ardhurave) kur kanë mbushur shtatë muaj shtatzëni apo në çastin e birësimit.

Për fëmijët e lindur nga 1 janari 2016 e më pas parashikohet një bonus prej 1.000 € në vit si kontribut për të paguar çerdhen publike apo private. Mund të përfitojnë edhe prindërit që paguajnë “forma të ndryshme mbështetjeje pranë vendbanimit të vet" në favor të bijve që janë nën tre vjeç e vuajnë nga patologji të rënda kronike.

Kush do të përfitojë bonusin e çerdheve nuk do të mund të zbresë nga taksat ç’ka paguar për çerdhen. Gjithashtu, nuk do të përfitojë as çeqet për çerdhe apo babysitter të parashikuara për nënat që heqin dorë nga largimet nga puna për arsye familjare që nuk janë të detyrueshme (congedo parentale non obbligatorio) e që ligji i Bilancit 2017 rifinancon për dy vjetët e ardhshëm.

Para se këto masa të jenë operative duhet pritur miratimi përfundimtar i ligjit të Bilancit 2017. Pas miratimit të Dhomës së Deputetëve tani ligji ka kaluar në Senat, ku, me situatën e krijuar pas referendumit, akoma nuk është e qartë nëse këtë javë do të mund të nisë debati.

EP