Flukset 2018. Nga sot nisen kërkesat për punonjësit josezonalë dhe konvertimet - Shqiptari i Italisë

Të jetosh në Itali
Kërkesat paraqiten online. Formularët që duhen përpiluar sipas llojit të autorizimit që kërkohet

Romë, 23 janar 2018 - Nga ora 9:00 e mëngjesit të sotëm mund të nisen kërkesat për hyrjet e punonjësve josezonalë dhe për konvertimet e ndryshme të lejeve të qëndrimit, përpilimi i të cilave është i mundur prej të enjtes së shkuar.

Gjithçka bëhet online përmes portalit të ministrisë së Brendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it/, personalisht apo me ndihmën e patronateve. Për paraqitjen e kërkesës ka kohë deri në 31 dhjetor e nuk është e nevojshme të nxitohet për të qenë mes të parëve: përvoja e viteve të fundit ka treguar se kuotat në dispozicion janë për kategori aq të veçanta sa është thuajse e pamundur të përdoren si të ishte fjala për sanatore dhe është vështirë se mund të mbarojnë shpejt.

Për të kuptuar nëse mund dhe si të paraqisni kërkesë është mirë t’i hidhet një sy tekstit të dekretit të flukseve 2018 për të kuptuar se kush mund të vijë në Itali e kush mund të konvertojë një leje qëndrimi.

Modelet e formularëve që duhen përpiluar online sipas tipit të kërkesës:

Formularët A dhe B për punonjësit me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;

Formulari BPS për kërkesa emërore autorizimesh të rezervuara për punësimin e punonjësve që kanë marrë pjesë në projekte speciale;

Formulari LS për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të varur;

Formulari LS1 për kërkesa autorizimesh për punë shtëpiake për të huaj titullarë lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane;

Formulari LS2 për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të pavarur;

Formulari VA për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të varur;

Formulari VB për konvertime lejesh qëndrimi për punë sezonale në leje qëndrimi për punë të varur;

Formulari Z për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të pavarur.

Ndërsa duke filluar nga nesër në mëngjes në orën 9.00 do të vihen në dispozicion formularët e nevojshëm për përpilimin e kërkesave për të sjellë në Itali 18 mijë punonjësit sezonalë që parashikon dekreti i flukseve i këtij viti.

Shqiptariiitalise.com
Lexo edhe:
Mbërrin dekreti i flukseve 2018. Autorizon 30.850 ardhje dhe konvertime
Flukset 2018. Përgatiten kërkesat për punonjësit josezonalë dhe për konvertimet
Dekreti i flukseve 2018, teksti në Gazetën Zyrtare

 

 

 

Advertisement