Karta Blu Evropiane. Më e lehtë ardhja në Itali e punonjësve me kualifikim të lartë - Shqiptari i Italisë

Të jetosh në Itali
Do të mjaftojë një njoftim i punëdhënësit në Sportelin Unik për Imigracionin. Por më parë duhet të lidhin një marrëveshje mirëkuptimi me ministrinë e Brendshme dhe atë të Punës

Romë, 13 maj 2015 – Dyre të hapura punonjësve të huaj me kualifikim të lartë. Ata që mund të fusin në xhep kartën blu mund të vijnë në Itali shumë më lehtë, falë vetëm një komunikimi që duhet të punëdhënësve.

Karta Blu është një lejeqëndrim i veçantë që u rezervohet punonjësve që kanë kompletuar në atdhe shkollën e mesme me kohëzgjatje të paktën trevjeçare dhe kanë marrë një kualifikim profesional që të hyjë në nivelet 1, 2 dhe 3 të klasifikimit ISTAT të profesioneve CP 2011 (këtu lista e plotë). Kush dëshiron të hyjë në Itali me një profesion të disiplinuar nga ligji (professione regolamentata), pra për të cilin parashikohet me ligj një rrugëtim i caktuar për ta ushtruar, vduhet të përmbushë edhe disa kritere të tjera të parashikuara nga ligji italian.

Janë të shumtë punonjësit që bëjnë pjesë në këto nivele. Në të parin gjejmë për shembull, drejtues të lartë, në të dytin informaticienë, inxhinierë, mjekë, agronomë e profesorë, në të tretin një kategori të gjerë profesionesh të konsideruara “teknike”, nga llogaritarë të programatorët, nga analistët e laboratorit te asistentët socialë, nga agjentët e udhëtimit te shoqëruesit turistikë. Me kohë këta punonjës mund të thirren në Itali pa ndonjë kufizim në numër dhe pa pritur dekretet vjetore të flukseve.

Por këtej e tutje, procedura do të jetë edhe më e thjeshtë. Ndërmarrjet që do të nënshkruajnë një Protokoll mirëkuptimi me ministrinë e Brendshme dhe atë të Punës mund të sjellin këta punonjës duke i nisur online një njoftim të thjeshtë Sportelit Unik për Imigracionin, pa pritur një autorizim prej këtij të fundit.

Pas nisjes së njoftimit, punonjësi mund të shkojë në Konsullatën italiane në vendlindje e të marrë vizën e hyrjes. Kur të mbërrijë në Itali, mund të shkojë në Sportelin Unik për Immigracionin për të nënshkruar kontratën e qëndrimit e të kërkojë Kartën Blu BE, “super-lejeqëndrimin” që do t’i lejojë të përfitojë “një trajtim të njëjtë me atë të qytetarëve italianë”.

Risitë, me të gjitha detajet e procedurës ilustrohen në një qarkore të përbashkët të nxjerrë pak ditë më parë nga ministria e Brendshme dhe ajo e Punës. 

Stranieriinitalia.it/Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)