Kontributet. Boeri: “Imigrantët paguajnë e nuk marrin, dhuratë për italinë” - Shqiptari i Italisë

Të jetosh në Itali
Presidenti i instritutit të sigurimeve shoqërore INPS: “Çdo vit punonjësit e huaj kontribuojnë me 5 miliardë euro. Nga ata që largohen pa marrë pensione Italia fiton një pikë të Prodhimit të Brendshëm Bruto”

Romë, 31 maj 2016 – “Për Italinë imigrantët nuk përbëjnë kosto për sigurimet shoqërore. Çdo vit imigrantët kontribuojnë me 5 miliardë në sistemin e mbrojtjes sociale sepse derdhin tetë miliardë euro e marrin vetëm 3 miliardë në pensione e forma të tjera asistence”.

Këtë ka thënë dje presidenti i institutit kombëtar të sigurimeve shoqërore INPS, Tito Boeri, gjatë një interviste në programin televiziv Piazza Pulita të kanalit La7.

“Kemi përllogaritur që thuajse një pikë e PBB (Prodhimi i brendshëm bruto) është fituar nga arkat e Shtetit falë faktit që imigrantët derdhin kontribute e më pas largohen pa marrë pensionet. Kemi pasur shumë raste të tilla – shtoi Boeri – qoftë pse nuk kishin derdhur kontributet pëër minimumin e periudhës së nevojshme për të marrë pension, qoftë pse nuk e dinin se e kishin këtë të drejtë”.

Kjo, sipas presidentit të INPS-it, “është si një dhuratë që na bëhet nga prania e imigrantëve në vendin tonë”.

Lexo edhe: Derdhin kontribute e nuk marrin pension. Dhurata e imigrantëve Italisë