Shtetësia italiane. Orare të reduktuara për informacionet e ministrisë - Shqiptari i Italisë

Të jetosh në Itali
Nuk kaluan as dy javë e “Pika e dëgjimit” e Ministrisë së Brendshme dedikuar të gjithë atyre që duan informacion mbi shtetësinë italiane shkurton ndjeshëm orarin. Do të përgjigjen vetëm dy orë për tre ditë në javë

Romë, 18 shkurt 2016 – Kur diçka është shumë e bukur për t'u besuar, italianët thonë “Troppo bello per essere vero”. Mund t’i përshtatet shumë mirë historisë së “Pikës së dëgjimit” që ministria e Brendshme vuri në funksionim në fillim të shkurtit për t’u dhënë informacione telefonike mbi shtetësinë të gjithë të interesuarve: lajmi dukej goxha i mirë kështu që nuk mund të zgjaste shumë.

Shumëfishimit të kërkesave për marrjen e shtetësisë italiane  (vetëm 30 mijë në vitin 2006, 130 mijë gjatë vitit të shkuar), nga fillimi i shkurtit ministria e Brendshme pa të udhës të hapte një “pikë dëgjimi”, me fjalë të tjera, të vinte në dispozicion një numër telefoni, 06/46539591, ku të interesuarit mund të marrin informacione. Përgjigje pyetjeve si: “Mund të kërkoj tani shtetësinë italiane?”, “Ç’kritere duhet të përmbush?”, “Në ç’pikë është praktika që kam paraqitur më datë …?”.

Me personelin e paktë të angazhuar në shqyrtimin e praktikave, u pa e arsyeshme të çoheshin përforcime. Mbërritën kështu të rinjtë e Shërbimit Civil, falë një projekti të financuar nga Departamenti për Liritë Qytetare dhe Imigracionin. U zgjodhën dhe u formuan 20 vullnetarë për “pikën e dëgjimit” në ministry dhe 17 të tjerë për të dhënë informacione në prefekturat e Romës, Bolonjës, Modenës e Reggio Emilia-s. 

Në fillim të shkurtit u dha lajmi. “Vullnetarët – shpjegonte një komunikatë e ministrisë së Brendshme – do t’u përgjigjen qytetarëve lidhur me shtetësinë nga e hëna në të premte nga ora 9 deri në 13”. Në të vërtetë redaksia jonë, megjithëse e provoi shumë herë, nuk arriti kurrë të fliste me ndonjë vullnetar, por sidoqoftë sidoqoftë lajmi na u duk i mirë.

Por, nuk kalojnë as dy javë e arrin dushi i ftohtë. Një lajmërim i r ii botuar në portalin e ministrisë së Brendshme thotë që Pika e dëgjimit mbi shtetësinë do të jetë në funksionim “të hënë, të mërkurë dhe të premte nga ora 9 deri në 11”. Pra ditët e shërbimit kalojnë nga 5 në 3 në javë, orët nga 20 në vetëm 6 në gjithë javën.

Alo ministria? Biiip, biiip, biiip…

Elvio Pasca

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)