Aplikimi për pasaportat biometrike në Milano – Udhëzues i përditësuar - Shqiptari i Italisë

Udhëzues
Sjellim të përditësuar informacionin shpjegues të Konsullatës së përgjithshme të Shqipërisë në Milano mbi mënyrën e aplikimit dhe të tërheqjes së pasaportave biometrike dhe të letërnjoftimeve elektronike.

Para së gjithash lajmërohen të gjithë shtetasit që duan të aplikojnë në Konsullatën në Milano se filluar nga data 12.03.2012 Konsullata ofron të gjitha shërbimet e saj vetëm me takime të prenotuara paraprakisht  nga qytetarët.

Për të prenotuar takimet duhet të telefonohet në numrin 895-9697901 nga e hëna në të  shtunë, nga ora 09:00 – 19:00. Shërbimi i prenotimit të takimeve dhe i informacioneve është me pagesë. Telefonata, siç paralajmërohet falas kur telefonohet në këtë numër, kushton 16 qindarka në përgjigje dhe 1,82  euro në minutë. Kostoja maksimale e telefonatës është 15,13 euro. Shërbimi u rezervohet vetëm personave në moshë madhore.

Nga fundi i qershorit prenotimi bëhet edhe on-line, FALAS, në faqen http://80.90.82.94:85/app_konsullata/.

Lajmërohen gjithashtu të gjithë shtetasit shqiptarë se pasaportat jobiometrike janë të vlefshme për t'u përdorur si dokument udhëtimi deri më 01 Mars 2012. Pas kësaj date me pasaportën e vjetër mund të shkohet vetëm në Shqipëri e prej andej të dilet me pasaportën biometrike.

Kush mund të aplikojë

Procedura e pajisjes me letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike pranë Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Milano është e njëjtë me atë që bëhet edhe në zyrat përkatëse në Shqipëri.

Oraret e Aplikimit
Aplikimi për letërnjoftim dhe pasaportë biometrike mund të bëehet pranë Konsullatës së Shqipërisë në Milano në adresën Piazza Duomo 17, në oraret 09:00 – 14:00 nga e hëna në të premte.

Aplikimi për pasaportë biometrike

Çdo shtetas mbi moshën 16 vjeç duhet të paraqitet fizikisht pranë Konsullates për të bërë aplikimin për pasaportë biometrike dhe njëkohësisht duhet të aplikojë dhe për letërnjoftim.
Kujdes! Qytetarët që janë pajisur me leternjoftimin elektronik duhet ta paraqesin atë në çastin kur paraqiten në konsullatë për të aplikuar për pasaportë.

Çdo shtetas nën moshën 16 vjeç mund të aplikoje për pasaportë biometrike, vetëm në prani, të paktën, të njërit prej prindërve që e shoqëron me një dokument që tregon lidhjen familjare me fëmijën, apo në prani të kujdestarit ligjor ose të përfaqësuesit me prokurë të posaçme.

Fëmijët e porsalindur mund të bëjnë aplikimin vetëm pasi të jenë regjistruar në gjendjen civile në Shqipëri. Prindi që shoqëron fëmijën duhet të paraqesë certifikatën e lindjes me atësi dhe mëmësi ose atë familjare. Certifikatat mund të jenë italiane ose shqiptare. 

Tërheqja e pasaportës

Për shtetasit mbi 16 vjeç,  pasaporta biometrike tërhiqet personalisht ose nga një i deleguar me një prokurë të legalizuar nga prefektura përkatëse.

Për shtetasit nën 16 vjeç duhet prania e njërit nga prindërit me një dokument që tregon lidhjen familjare me fëmijën, me faturën e aplikimit dhe me një dokument identifikimi të vlefshëm.

Aplikimi për letërnjoftimin elektronik

Aplikimi duhet të bëhet patjetër nga çdo shtetas mbi moshën 16 vjeç. Prania fizike pranë Konsullatës është e domosdoshme për të aplikuar dhe për të tërhequr letërnjoftimin.

Tërheqja e letërnjoftimit

Për tërheqjen e letërnjoftimit nevojitet prania e personit në konsullatë për verifikimin e tij biometrik, së bashku me faturën e aplikimit dhe me një dokument identifikimi të vlefshëm. 

Kostoja e dokumenteve dhe pagesa

Letërnjoftimi kushton 10 Euro

Pasaporta Biometrike kushton 108 Euro

Pagesa duhet bërë në llogarinë bankare dedikuar shërbimit të pasaportave, pranë Bankës Intesa Sanpaolo me koordinata IBAN: IT 10 D 0306901626100000560009 intestato al Consolato Generale della Repubblica d'Albania a Milano, dhe me mandat-pagesën i interesuari të paraqitet në Konsullatë. Pranë Konsullatës është e mundur të paguhet dhe me bankomat apo me kartë krediti.

Dokumentet identifikues për të aplikuar

Pasi të bëhet pagesa, me mandat-pagesën e bankës,  i interesuari duhet të paraqitet tek personeli i Konsullatës për të tërhequr kuponët përkatës për dokumentet për të cilat do të aplikojë. Bashkë me kuponat duhet të ketë me vete edhe një dokument identifikimi të vlefshëm si më poshtë:

- Pasaportë jo biometrike
- Patentë (formati plastik)
- Letërnjoftim klektronik (nëse e ka)
- Dokument tjetër të vlefshëm me fotografi
- Për fëmijët nën 16 vjeç, duhet paraqitur një certifikate lindjeje me atësi dhe mëmësi ose një certifikatë familjare. Certifikatat mund të jene italiane ose shqiptare. 

Në raste humbjeje të pasaportës biometrike bashkë me një dokument identifikimi të vlefshëm me fotografi, duhet paraqitur denoncimi i bërë pranë Policisë, i cili duhet të jetë i legalizuar me vulë APOSTILLE dhe i përkthyer (përkthim i betuar) në gjuhën shqipe.

Kujdes! Qytetarët që kanë bërë aplikimin në Shqipëri për pasaportë biometrike apo për letërnjoftim elektronik duhet të paraqesin dhe kuponin e aplikimit që kanë bërë në Shqipëri.

Lexoni edhe:
Konsullata e përgjithshme në Milano: Informacion shpjegues për pasaportat biometrike
Lista e dokumenteve biometrike për t'u tërhequr në Milano