Flukset e sezonalëve: Udhëzues i ilustruar - Shqiptari i Italisë

Udhëzues

Nga regjistrimi në faqet internet të ministrisë së Brendshme deri te nisja e kërkesës. Ja si veprohet

Romë, 22 mars 2011 – Kërkesat për punësimin sezonal të 60mijë punonjësve të huaj do të mund të nisen deri në fund të vitit 2011. Për nisjen e kërkesave punëdhënësit mund të kërkojnë ndihmën e shoqatave të kategorisë apo të konsulentëve të punës. Por mund të bëjnë gjithçka edhe vetë. Mjafton të ndjekin hap pas hapi këtë prijës të thjeshtë (duke shtypur mbi foto, mund të shihet e zmadhuar):

1) Lidhuni në adresën internet nullaostalavoro.interno.it. Kush është i regjistruar më parë të kalojë direkt e në pikën 4, përndryshe të shtypë butonin “Effettua registrazione” lart në të majtë

2) Fusni të dhënat personale që kërkohen dhe shtypni “invia”

3) Pas mesazhit të konfirmimit, do të merret një mail me udhëzimet për përfundimin e regjistrimit

4) Pasi të lidheni me nullaostalavoro.interno.it, futni email dhe fjalëkalimin në kolonën në të majtë, “accesso per utenti registrati”,  dhe shtypni “invia”

5) Shtypni mbi “richiesta moduli”

6) Zgjidhni “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale – Modulo C”

7) Përpiloni kërkesën duke përdorur butonat "Indietro" e "Avanti" për të lundruar mes videatave të ndryshme

8) Kur arrini në videatën e fundit shtypni “Salva”

9) Kërkesa është ruajtur. Për ta nisur, shtypni në kolonën e majtë mbi “Domande” dhe mbi “Da Inviare”

10) Shënjoni kutinë anash kërkesësqë duhet të nisni

11) Shtypni mbi “Invia Domande”

12) Në mesazhin e konfirmimit shtypni mbi “Invia”

13) Kërkesa juaj është nisur!

Elvio Pasca