Kam blerë një mall që nuk funksionon{br}Çfarë duhet të bëj? - Shqiptari i Italisë

Udhëzues

Çfarë garancish ka për ata që blejnë diçka që nuk funksionon. Si të veprosh për të ndërruar apo ndrequr mallin e blerë

Kodi i konsumit  garanton dhe mbron konsumatorin në rast blerjesh të mallrave që nuk përputhen me atë që është reklamuar nga tregtari ose që gjithsesi kanë defekte që i bëjnë të papërputhshëm me përdorimin për të cilin janë prodhuar.

Konsumatori

Konsumatori është personi që blen një mall apo përfiton nga një shërbim i një kompanie apo sipërmarrjeje (është konsumator pra si ai që shkon në supermarket për të bërë pazarin, ai që blen një makinë të re ose të përdorur në një pikë shitjeje, ai që blen pajisje elektroshtëpiake, ai që blen një telefon celular dhe kështu me radhë). Konsumatori është e mbrojtur vetëm për marrëdhëniet që ka me sipërmarrësin. Ai nuk është i mbrojtur nëse marrëdhënia është me subjekte të tjera private. Konsumatori nuk është i mbrojtur nëse mallrat ose shërbimet e blera përdoren për ushtrimin e një aktiviteti që ai mund të kryejë.

Pajtueshmëria, cilësia dhe siguria

Është mirë të dihet se një mall i destinuar  për konsumatorët, duhet të shitet në përputhje me kërkesat e përputhshmërisë, cilësisë dhe sigurisë, të disiplinuar si në nivel kombëtar ashtu dhe evropian. Një mall është i tillë nëse ajo përputhet me reklamën e bërë nga shitësi, në qoftë se ka të gjithë elementet dhe karakteristikat e përshkruara (mendoni për reklamimin e një produkti apo përshkrimet në etiketa). Cilësia e produktit përputhet me  qëllimin për të cilin ai është krijuar. Një mall  duhet të ndërtohet dhe montohet në përputhje me rregulla të veçanta, në mënyrë që të mos paraqesë rrezik për shëndetin e konsumatorit.
Në Itali mbrojtja është e përfshirë në Kodin e Konsumatorit (dekreti legjislativ nr. 206 i  2005), i cili rregullon marrëdhëniet mes konsumatorëve, shitësit dhe prodhuesit të mallrave të konsumit.

Garanci ligjore

Kur një mall i blerë nga një konsumator ka defekte dhe probleme që e bëjnë të  papërdorshme ose të përdorshëm vetëm pjesërisht, kodi i konsumatorit parashikon të ashtuquajturën garanci ligjore, e cila është e vlefshme për dy vjet, pra mundësinë që një artikull me të meta mund të zëvendësohet ose të riparohet pa shpenzime për konsumatorin.
Garancia zbatohet për të gjitha mallrat e  konsumit, përveç se për gazin dhe ujin (nëse nuk është i konfeksionuar), për energjinë elektrike dhe mallra që i nënshtrohen shitjes së detyruar. Kjo nuk zbatohet për mallrat që janë subjekt i shitjes mes të personave privatë. Garancia nuk zbatohen nëse defekti ishte i njohur nga konsumatori ose që mund të kuptohej me një shqyrtim me vëmendje mesatare, apo nëse defekti ose mangësia janë të shkaktuar nga vetë konsumatori.
Garancia është e aplikueshme edhe për mallrat e përdorura në kufirin e konsumimit normal (mendoni, për shembull, blerjen e një automjeti   të përdorur. Në këtë rast garancia nuk mbulon  të gjitha ato pjesë që konsumohen nga përdorimi normal i automjetit).
Malli konsiderohet me të meta kur nuk është i përshtatshëm për përdorimin për të cilin shërben zakonisht diçka e të njëjti lloj; nuk është i përputhshëm kur nuk pajtohet me përshkrimin e dhënë nga shitësi dhe nuk kanë cilësitë që  konsumatori me arsye mund të presë, duke pasur parasysh natyrën e mallit dhe deklaratat e mundshme publike (reklama, etiketat).
Këto defekte ose mangësi mund të paraqiten edhe në mallrat që kanë nevojë të montohen. Në rast të një malli që ka nevojë për instalim ose montim, garancia mbulon nëse montimi apo instalimi kryhet nga të ngarkuarit e shitësit dhe madje edhe në qoftë se kryhet nga vetë konsumatori në mënyrë të gabuar për shkak të për udhëzimeve të pamjaftueshme.

Kohëzgjatja e garancisë

Garancia është e vlefshme për dy vjet duke filluar nga data e blerjes ose e dorëzimit të mallit (pra theksohet dhe një herë rëndësia e ruajtjes së kuponit ose faturës së blerjes). Disa kompani ofrojnë garanci të ashtuquajtura konvencionale, që zgjasin më shumë se dy vjet.

Çfarë duhet bërë

Kur malli paraqet defekte, konsumatori duhet të njoftojë shitësin, mundësisht me një letër të porositur me firmë kthimi (për të dëshmuar se e ka bërë komunikimin dhe për të vepruar në rast kundërshtimi, në seli gjyqësore).
Konsumatori duhet të njoftojë shitësin brenda dy muajve pas zbulimit të mangësisë ose defektit të mallit. Në qoftë se defekti paraqitet  brenda 6 muajve nga blerja ose dorëzimi i mallit, supozohet se malli ishte i dëmtuar dhe konsumatori nuk duhet të japë asnjë provë. Nëse defekti ndodh pas 6 muajsh, konsumatori duhet të provojë se defekti ishte i pranishëm në kohën e blerjes ose të dorëzimit.
Kur një mall ka defekte ose mangësi konformiteti ose cilësie, konsumatori ka të drejtë të që ai të riparohet ose të zëvendësohet pa pagesë, ose, në raste të veçanta, për një ulje të çmimit deri në  ndërprerjen e kontratës.
Nëse zgjedhja e konsumatorit është shumë e rëndë për shitësin (dmth. me kosto shumë të lartë a) ose e pamundur, është e mundur të kërkohet anulimi i kontratës (mendoni për shembull një makinë me një defekt që e bën të papërdorshme).
Riparimi ose zëvendësimi i mallrave duhet të bëhet brenda një kohe të arsyeshme, e cila varet nga lloji i mallit. Afati mund të vendoset edhe në marrëveshje me shitësin. Në qoftë se shitësi nuk zëvendëson ose riparon mallin brenda një kohe të arsyeshme, ose kur zëvendësimi ose riparimi ka shkaktuar shqetësime të konsiderueshme për konsumatorin, ky i fundit mund të kërkojë anulimin e kontratës.
Në rast mospranimi dhe rezistence nga ana e shitësit, pas riparimit, zëvendësimin ose uljes së çmimit të mallit, ju mund t’i drejtoheni autoriteteve gjyqësore.
Në këto raste është e këshillueshme të kontaktoni një avokat ose një shoqatë  konsumatorësh.

Avv. Andrea De Rossi