Ndërmjetësimi – Risia që duhet të nxjerrë nga paraliza drejtësinë italiane - Shqiptari i Italisë

Udhëzues

Nga 21 marsi, për shumë konflikte mes  qytetarëve dhe ndërmarrjeve, para se të shkojnë në gjykatë, palët duhet t’u drejtohen një ndërmjetësi, profesionist i njohur nga ministria e Drejtësisë. Ndërmjetësi do të përpiqet që palët në konflikt  të gjejnë një marrëveshje, dhe vetëm nëse marrëveshja nuk arrihet, mund të niset çështja gjyqësore.

Protestojnë avokatët, sipas të cilëve marrëveshjet nuk tutelojnë të drejtat e vendosura me ligj, por edhe sepse me më pak çështje gjyqësore do të kenë më pak klientë. Sipas qeverisë, me “ndërmjetësimin e detyrueshëm” qytetarët do të kursejnë dhe drejtësia civile do të bëhet më efikase dhe më e shpejtë. Situata italiane në këtë aspekt është tejet e rëndë : janë rreth pesë milionë e gjysmë çështjet e hapura dhe çdo proces civil zgjat mesatarisht dymbëdhjetë vjet.

Ç’është ndërmjetësimi

Ndërmjetësimi është një sistem alternativ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet dy ose më shumë palëve pa iu drejtuar Gjykatës. Avantazhet e  ndërmjetësimit janë shpejtësia dhe kostoja më e ulët se ajo e një procesi. Rezultati përfundimtar i ndërmjetësimit dhe pajtimit mes palëve është hartimin i një marrëveshjeje me shkrim.

Ndërmjetësimi gjen hapësirë zbatimi në shumë fusha. Ai përdoret lidhur me mosmarrëveshjet në marrëdhëniet e punës, në ato tregtare dhe në çështjet e të drejtës civile, si dhe për sa i përket çështjeve të të drejtave të konsumatorit.

Ndërmjetësimi i detyrueshëm dhe fakoltativ

Në raste të caktuara ndërmjetësimi është i jo i detyrueshëm, ndërsa herë të tjera ai është i detyrueshëm. Kjo do të thotë se për mosmarrëveshje të caktuara përpara se të shkohet në Gjykatë është e nevojshme përpjekja për të arritur një marrëveshje midis palëve. Në disa raste mund të jetë vetë gjyqtari që të ftojë të përpiqen për pajtimin.

Aktualisht ndërmjetësimi nuk është i detyrueshëm për mosmarrëveshjet në fushën e punësimit (si rezultat i ligjit nr. 183 i 4 nëntor 2010). Është i detyrueshëm në  rastet që kanë si objekt të drejta reale (si për shembull konfliktet në respektimin e largësisë në ndërtime, në të drejtën e përdorimit pa të drejtë shitjeje (usufrutto), në të drejtën e kalimit); mosmarrëveshjet për sa i përket ndarjeve (p.sh. heqja e pronësisë së përbashkët mes bashkëshortëve); për kalimet në trashëgimi; për marrëveshjet familjare (d.m.th. për ato kontrata me të cilat një punëdhënës transferon, krejtësisht ose pjesërisht, kuotat e tij të pjesëmarrjes, tek një ose disa pasardhës të vet); për marrëdhëniet e qiradhënies dhe dhënies në përdorim; në rastet e dhënies më qira të ndërmarrjeve; për dëmshpërblimet në rastin e përgjegjësive mjekësore dhe në rast shpifjeje nëpërmjet shtypit ose mjeteve të tjera të reklamës; për kontratat e sigurimeve, ato bankare dhe financiare. Është i detyrueshëm edhe në mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me aparaturat e telekomunikacionit (për shembull për problemet që kanë të bëjnë me telefoninë fikse, atë celulare ose për lidhjet Internet). Për sa i përket mosmarrëveshjeve  lidhur me përgjegjësinë për aksidentet rrugore dhe për zënkat mes fqinjëve, nga 20 marsi i vitit që vjen do të bëhet e detyrueshme një tentative pajtimi. Ajo përjashtohet në rastin e marrjes së një kompensimi pas një procedure penale, ose në qoftë se kërkohet nxjerrja e një  urdhri për pagesë. Ndërmjetësimi gjithashtu nuk përjashton masat e nevojshme dhe urgjente për të cilat ju mund t’i drejtoheni gjithsesi Gjykatës. Për të mbrojtur të drejtat tuaja në rastet kur ndërmjetësimi është i përjashtuar,  dhe në rast të mosmarrëveshjeve në sektorin e punës, duhet të konsultoheni gjithnjë me një avokat.

Nëse i drejtoheni një avokati për të zgjidhur një mosmarrëveshje në ndonjë nga çështjet për të cilat ndërmjetësimit është i detyrueshëm, avokati ka për detyrim të informojë me shkrim klientin. Nëse ky informacion nuk është dhënë, kontrata e mbrojtjes nga avokati mund të anulohet.

Si veprohet

Për të filluar një proces ndërmjetësimi duhet t’i drejtoheni një organi të posaçëm ose enti të  autorizuar. Lista e organizmave për ndërmjetësim gjendjet në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë (www.giustizia.it). Zgjedhja e organizmit it është e lirë dhe nuk është e nevojshme, edhe pse në disa raste është e këshillueshme, asistenca e një  avokati. Pasi të keni zgjedhur organizmin të cilit do t’i drejtoheni, duhet të plotësoni një formular duke specifikuar palët, objektin e zënkës, dhe sigurisht arsyet tuaja. Në qoftë se palët  zgjedhin organizma të ndryshme  ndërmjetësimi, do të konsiderohet si organ kompetent ai ku është paraqitur dhe komunikuar kërkesa e parë. Pasi të plotësohet formulari, organizmi ndërmjetësues do të  emërojë një ndërmjetës dhe do të caktojë një datë kur palët do të takohen për të zgjidhur mosmarrëveshjen pa pasur nevojë t’i drejtohen  gjykatave. Nëse njëra nga palët e ftuar në këtë ndërmjetësim nuk paraqitet pa një arsye të justifikuar, gjyqtari mund ta marrë në konsideratë në procedurat gjyqësore të mëpasshme.

Ndërmjetësi

Ndërmjetësi zgjidhet mes subjekteve kompetentë në fushën përkatëse; ata kanë ndjekur kurse të veçanta dhe janë të përfshirë në listat e organizmit të ndërmjetësimit. Ndërmjetësi ka për detyrë që të mundohet të arrijë pajtimin pa bërë gjykime të detyrueshme për palët dhe mund të caktojë më shumë se një  takim për të arritur një marrëveshje pozitive. Ndërmjetësi, ashtu si dhe palët, kanë detyrimin e sekretit dhe nuk mund të zbulojnë të gjitha informacionin që ata të mësojnë gjatë procesit të ndërmjetësimit, as nuk mund t’u japë palëve të tjera informacione të marra në mënyrë konfidenciale nga njëra palë.

Në këto takime, ju mund të keni asistencën e një avokati ose me pëlqimin e palëve të tjera, nga konsulentët e besuar. Sipas temës së ndërmjetësimit, mund të kërkohet edhe  prania e një noteri (për shembull, në qoftë se në proces verbalin e pajtimit parashikohen akte për të cilat duhet një noter, si për shembull në rast transferimin e pronësisë së një prone).

Në qoftë se pajtimi nuk arrihet, ndërmjetësi  harton një proces verbal ku futen të gjitha palët. Proces verbali i përgatitur mund të jetë ekzekutiv, do të thotë që mund të zbatohet drejtpërsëdrejti me marrjen me forcë nga përmbaruesit dhe policisë dhe për regjistrimin e  hipotekave mbi pronat pa përdorur përsëri ndërmjetësuesin ose gjykatat.

Në qoftë se pajtimi nuk arrin, ndërmjetësi mund të bëjë një propozim të cilin palët janë të lira të mos e pranojnë. Në këtë rast do të përgatitet një raport nuk mund të pajtohen dhe palët mund të kërkojë nga gjykata.

Kohëzgjatja dhe kostot e ndërmjetësimit

Procesi i ndërmjetësimit, duhet të përfundojë  brenda 4 muajve nga paraqitja e kërkesës. Në rast se nuk kryhet brenda kësaj periudhe, palët mund t’i drejtohen gjykatësit.

Përpjekja për pajtim në fushën e mosmarrëveshjeve në punë nuk ka asnjë kosto. Ndërsa shpenzimet e ndërmjetësimit civil dhe tregtar përcaktohen sipas tarifave të vendosura nga Ministria e Drejtësisë. Kur paraqitet kërkesa paguhet një kontribut prej 40,00 €. Mund të kërkohet edhe derdhja e gjysmës së honorarit që i takon ndërmjetësit.  Honorarët janë përcaktuar në bazë të vlerës së çdo rasti, duke filluar nga 65,00 € (që secila palë duhet t’i paguajë ndërmjetësit) në rast mosmarrëveshjesh që arrijnë një vlerë deri në 1.000 € deri në 9.500,00 € për çështjet me një vlerë mbi 5.000.000,00 € . Tarifat e plota janë në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë. Ata që kanë të ardhura të pakta (më pak se rreth € 10.700,00) mund të përfitojnë nga mbrojtja falas dhe të mos paguajnë asgjë.

Në rast përdorimi të ndërmjetësimit, mund të gëzoni disa përfitime tatimore. Para së të gjithash aktet e ndërmjetësimit përjashtohen nga çdo taksë apo tatim. Proces verbali i  marrëveshjes, nëse është brenda limitit prej  50.000 € nuk i nënshtrohet taksës së regjistrimit. Në rast marrëveshjeje, palët që paguajnë honorarin e ndërmjetësuesit, kur hartojnë deklaratën e të ardhurave në vitin e mëpasshëm, gëzojnë një kredi tatimore e deri në € 500,00. Nëse marrëveshja nuk është arritur kredia tatimore  përgjysmohet. Krediti i tatimit praktikisht lejon kompensimin e borxheve, pagimin e më pak taksave ose marrjen e një rimbursimi nga shteti.

Aktualisht, procesi i ndërmjetësimit, në mënyrë të veçantë ai i  ndërmjetësimit të detyrueshëm, është kritikuar shumë. Thuhet se palët duhet të jenë të lirë që të përpiqen për arritjen e një pajtimi ose të shkojnë drejtpërdrejtë në Gjykatë, pa qenë të detyruara që t’i drejtohen më parë një organizmi ndërmjetësimi. Çështja i është çuar për gjykim Gjykatës Kushtetuese italiane e cila duhet të vendosë gjatë muajve të ardhshëm. Në pritje të një vendimi, procedura mbetet gjithsesi në fuqi dhe e vlefshme.