Pajisja me letërnjoftimin e Kosovës në konsullatë - Shqiptari i Italisë

Udhëzues

Pajisja me letërnjoftim të Republikës së Kosovës është e domosdoshme për pajisjen më pas me pasaportën. Mund të aplikohet për letërnjoftim në zyrën konsullore me adresë: Via Tolmino, 12, 00198 Romë (Tel: + 39.06.85356571; Fax: + 39 0685356571).

Letërnjoftimi merret falas herën e parë, dhe me pagesë prej 40 eurosh pas humbjes, dëmtimit apo në rast ripërtëritjeje. Pagesa për pajisjen me letërnjoftim, ashtu si për të gjitha shërbimet konsullore, bëhet në llogarinë bankare me koordinata: IT59D0306905020100000008896

Para së gjithash, për t’u pajisur me letërnjoftim të Republikës së Kosovës në të gjitha rastet aplikuesi duhet të paraqitet personalisht në zyrën konsullore.

1. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim për herë të parë

Certifikata e lindjes
Certifikata e martesës
Certifikata e shtetësisë
Certifikata e vendbanimit

2. Dokumentet e nevojshme për ndërrimin e letërnjoftimit të UNMIK-ut në letërnjoftim të Kosovës

Letërnjoftimi i UNMIK-ut
Raporti policor për humbje të letërnjoftimit të UNMIK-ut
Certifikata e lindjes
Certifikata e martesës
Certifikata e shtetësisë
Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese)

3. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas humbjes/dëmtimit

Fotokopja e letërnjoftimit ose pasaportës nëse ekziston
Raporti policor të shtetit ku ka humbur letërnjoftimi, (jo më i vjetër se 3 muaj)
Letërnjoftimi i dëmtuar
Dy fotografi biometrike jo më të vjetra se 6 muaj
Dëshminë e pagesës për letërnjoftim pas humbjes/dëmtimit

4. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas ndryshimit të të dhënave personale

Letërnjoftimi
Certifikata e lindjes
Certifikata e martesës
Vendimi për ndërrimin e të dhënave
Raporti policor i shtetit ku ka humbur letërnjoftimi (në rast se aplikuesit për ndërrim të dhënash i ka humbur letërnjoftimi)
Letërnjoftimi i dëmtuar (në rast se aplikuesit për ndërrim të dhënash i është dëmtuar letërnjoftimi)
Certifikata e vendbanimit në Republikën e Kosovës (në rast se kemi ndërrim vendbanimi)
Dëshmia e pagesës për letërnjoftimin e ndryshuar

5. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas ripërtëritjes së të dhënave

Letërnjoftimi
Certifikata e lindjes
Certifikata e martesës
Vendimi për ndërrimin e të dhënave
Raporti policor i shtetit ku ka humbur letërnjoftimi (në rast se aplikuesit për ndrrim të dhënash i ka humbur letërnjoftimi)
Letërnjoftimi i dëmtuar (në rast se aplikuesit për ndërrim të dhënash i është dëmtuar letërnjoftimi)
Certifikata e vendbanimit në Republikën e Kosovës (në rast se kemi ndërrim vendbanimi)
Marrja e të dhënave biometrike
Dëshmia e pagesës për letërnjoftim të ndryshuar.