Si të vish në Itali për kurse apo stazhe profesionale - Shqiptari i Italisë

Udhëzues

Qeveria ka autorizuar së fundi 10 mijë hyrje për të huajt që duan të marrin një profesion në Itali, praktikisht për të ndjekur kurse formimi profesional apo stazhe formimi dhe orientimi. Kufiri maksimal i vizave të hyrjeve është përcaktuar nga një dekret fluksesh në miniaturë i miratuar më 12 korrik nga ministria e Punës dhe e Politikave Sociale dhe i botuar më 15 shtator në Gazetën Zyrtare.

Para vitit 2004, hyrja për studim dhe trajnim profesional nuk i nënshtrohej sistemit të  kuotave. Thjesht mjaftonte regjistrimi në një shkollë publike ose të njohur rregullisht, në një kurs të trajnimit dhe të paraqitej një kërkesë në Konsullatën italiane për të marrë vizën. Një procedurë e ngjashme ishte planifikuar për të kryer stazhe në kompanitë e vendosura në territorin italian.

Pas ndryshimeve të bëra në këtë fushë,  sipas ligjit "Bossi-Fini" të vitit nxjerrë në vitin 2002 dhe operativ që në vitin 2004, vizat për studim dhe trajnim profesional mund të lëshohen vetëm në bazë të kuotave të dhëna çdo vit nga Ministria e Punës dhe ajo e Punëve të Jashtme dhe vetëm në prani të  kushteve të caktuara.

Hyrje për kurse profesionale të kryer nga organet e akredituar

Personat mbi moshën 18 vjeçare mund të ndjekin një kurs të lartë ose tekniko-profesional, me kohë të plotë dhe me kohëzgjatje maksimale deri në 24 muaj, vetëm nëse përgatitja professionale e fituar në vendi e vet është në përputhje me llojin e kursit ku kanë ndërmend të regjistrohen.
Këto kurse duhet gjithashtu të mbahen nga ente publike ose privatë të akredituar pranë ministrive kompetente dhe në fund të kursit duhet të lëshojnë një certifikatë të njohur nga shteti italian.
Për të aplikuar për një vizë studimi shtetasi jo komunitar duhet të paraqesë në Konsullatën italiane në vendlindje, certifikatën e regjistrimit  në kurs, pasaportën e vlefshme, si dhe dokumente që dëshmojnë  zotërimin e një strehimi të përshtatshëm dhe të mundësive ekonomike për të përballuar jetesën gjatë gjithë kohëzgjatjes së kursit.

Hyrje për të ndjekur praktika (stazhe) në ndërmarrje private (neni 27 paragrafi 1 germa f, i dekretit legjislativ 286/98)

Është e lejuar hyrja e shtetasve jo komunitarë  të cilët, me kërkesën e një kompanie italiane me seli ligjore ose me veprimtari në Itali, do të kryejë një periudhë të caktuar trajnimi dhe përgatitjeje profesionale, i ashtuquajtur stazh.
Legjislacioni kombëtar dhe rajonal, në lidhje me trajnim në punë dhe orientimin profesional,  zbatohet edhe për shtetasit jo komunitarë me banim jashtë vendit, me disa përjashtime të vendosura nga Dekreti i  Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale i datës 22 mars 2006.
Modularët e përdorur janë ato bashkangjitur me dekretin e përmendur, por është e këshillueshme  të kontaktoni drejtpërdrejtë zyrën rajonale përkatëse. Kjo sepse, në kuadrin e autonomisë që u është njohur Rajoneve, modularët mund të përmbajnë ndryshime në krahasim me ata të  paraqitur në Dekretin e Ministrisë së Punës.

Procedura për aktivizimin e një stazhi

Kompania që ka interes t’i ofrojë një stazh shtetasit jo komunitar me banim jashtë vendit,  duhet të kontaktojë një ent promotor për të nënshkruar një marrëveshje të posaçme e  projektin e trajnimit.
Punëdhënësit me jo më shumë se pesë të punësuar të përhershëm mund të aplikojnë vetëm për një praktikant. Kompanitë që kanë gjashtë deri në nëntëmbëdhjetë punonjës të përhershëm, mund të kërkojnë jo më shumë se 2 stazhierë njëkohësisht.
Kompanitë me më shumë se njëzet të punësuar të përhershëm mund të aplikojnë për një numër praktikantësh jo më të madh se 10% e punonjësve të saj.

Kush duhet kontaktuar për të aktivizuar stazhin

Ligji përcakton entet promovuese:
- qendrat për punësim;
- universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë shtetërore dhe jo-shtetërore të kualifikuar për lëshimin e titujve akademikë;
- zyra e arsimit;
- institucionet shkollore shtetërore dhe joshtetërore që lëshojnë tituj studimi me vlerë ligjore, edhe në kuadrin e programeve mësimore të parashikuara nga rregullorja aktuale;
- qendrat publike ose me pjesëmarrje publike për formimin profesionale ose orientimin, si dhe  qendrat vepruese në bazë të marrëveshjes me rajonet apo provincat kompetente;
- komunitetet terapeutike, ente ndihmëse dhe kooperativat sociale me kusht që të jenë të regjistruara në regjistrat specifike rajonale, atje ku ekzistojnë;
- shërbimet e punësimit për personat me aftësi të kufizuara të menaxhuara nga ente publike të caktuara nga rajoni
- institucionet private arsimore, jo-fitimprurëse.  

Kompania që ofron stazhin, është e detyruar të bëjë me shpenzimet e veta, sigurimin e praktikantit  kundër aksidenteve në punë dhe për përgjegjësinë kundrejt palës së tretë dhe mund bëjë një rimbursim të shpenzimeve. Kompania është gjithashtu e detyruar të mbulojë shpenzimet e jetesës dhe të banesës për stazhierin dhe të marrë përsipër shpenzimet e udhëtimit për kthimin e tij në vendin e origjinës.

Pasi nënshkruhet marrëveshja dhe projekti  trajnues, enti promovues kërkon një autorizim të veçantë të Rajonit kompetent, i cili verifikon ligjshmërinë, saktësinë dhe përshtatshmërinë e projektit dhe stazhit te ofruar me karrierën profesionale dhe përgatitjen e shtetasit jo komunitar.

Nëse Rajoni e gjykon pozitivisht projektin, ai aprovohet dhe i lëshohet një kopje e vërtetuar  kompanisë.

I huaji duhet të paraqitet pranë Konsullatës italiane në vendin tuaj me programin e trajnimit të miratuar nga rajoni dhe të kërkojë një vizë hyrjeje për arsye  trajnimi profesional.

Në Itali

Në të dy rastet, kur të hyjë në Itali, brenda 8 ditëve, i huaji duhet të shkojnë në një Sportel ATM të Postës Italiane dhe për dërgojë një kit për të kërkuar leje qëndrimi. Operatori postar do t’i japë një kupon të letrës së porositur i cili vërteton paraqitjen e kërkesës dhe takimin në zyrat e Komisariatit Qendror të policisë për të përfunduar praktikën e lëshimit të lejes, pas dhënies së shenjave të gishtërinjve.

Leja e qëndrimit

Nëse nuk ka pengesa të veçanta, si për shembull një dëbim i vjetër i shtetasit jo komunitar që mund të ketë dhënë një emër të rremë, Kuestura do të lëshojë një leje qëndrimi për studim ose formim me të njëjtë kohëzgjatje të projektit të trajnimit. Kjo leje lejon regjistrimin në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar dhe në zyrën e gjendjes civile. Leje e tillë mund të konvertohet para afatit, në leje qëndrimi për arsye pune, të varur ose të pavarur, brenda kufijve të caktuar nga dekreti i flukseve.

Avv. Mascia Salvatore

Hyrje për kurse profesionale

Hyrje për stazh

Marrja e lejeqëndrimit