“Sigurimi shoqëror për punësimin”, kompensimi i ri për papunësinë - Shqiptari i Italisë

Udhëzues
Kriza ekonomike e pranishme në Europë dhe veçanërisht në Itali, ka bërë që një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë të humbasin vendet e punës. Nisur nga ky fakt e pyetjet e shumta lidhur me kompensimin për papunësinë japim këtë udhëzues të shkurtër me risitë ligjore të ardhura në fuqi në këtë aspekt me reformën Fornero.

Reforma e tregut të punës e bërë nga qeveria Monti ka hyrë në fuqi më datë 28 qershor 2012 (ligji nr.92). Reform aka për qëllim të ngrejë një treg dinamik dhe gjithëpërfshirës të punës, i cili të mund të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës, në mirëqenien sociale dhe ekonomike si dhe në uljen e normës së papunësisë. Mes të tjerash ajo përcakton edhe amortizatorët socialë, si “sigurimi shoqëror për punësimin” që zëvendëson në formën e vjetër të “kompensimit për papunësinë”.

Në veçanti, neni 2 i Ligjit 92/2012, përcakton dhe rregullon amortizatorët e sigurisë sociale, si mbrojtje dhe kusht kur marrëdhënia e punës është ndërprerë, për të ndërhyrë në shmangien e problemeve të mprehta sociale.

Në përgjithësi, përfitimet e papunësisë janë një kompleks i masave, i futur në nivel qeveritar, me qëllim mbështetjen e të ardhurave të punonjësve që kanë humbur punën e tyre.

Një nga shtyllat e rëndësishme të amorizatorëve socialë është edhe Sigurimi Shoqëror i Papunësisë ose siç quhet ASpI (Assicurazione Sociale per l’Impiego), që ka si qëllim t’u japë një shumë zëvendësuese të një pjese të rrogës punonjësve që mbeten pa punë në mënyrë të pavullnetshme.

Çfarë është “Sigurimi shoqëror për punësimin”

Sigurimi shoqëror për punësimin, ASpI, shërben për të ofruar të ardhura në periudhë papunësie sipas disa kritereve. Kjo dispozitë zbatohet nga 1 janari 2013 për papunësinë e rezultuar pas kësaj date.

Prandaj ASpI është një shumë parash që ofrohet nga INPS për mbrojtjen e të ardhurave të ish të punësuarit, nga çasti i humbjes së pavullnetshme të punës deri në rifillimin e një marrëdhënieje të re pune.

Përfituesit janë:

- Punonjësit e sektorit privat, duke përfshirë dhe kursantët, ortakët e kooperativave, punonjësit shtëpiakë;
- Punonjësit e administratës publike me një kontratë pune me kohë jo të papërcaktuar;
- Nëpunësit e sektorit bujqësor;
- Personeli artistik, a ii teatrit dhe kinemasë me kontratë pune të varur

Përjashtohen nga ASpI:

- Punëtorët e bujqësisë me kontrata për kohë përkohshme dhe të përhershme (për ta vazhdon të aplikohet "kompensimi për papunësinë në bujqësi”);
- Punonjësit e administratës publike me me kontratë pune për kohë të pakufizuar;
- Punonjësit jokomunitarë të ardhur në Itali me një leje qëndrimi për punë sezonale

Statusi i papunësisë së pavullnetshme. I interesuari duhet të jetë i papunë për shkak të humb për shkak të pushimit nga puna pa ndonjë arsye, arsye subjektive e justifikuar dhe përfundim i kontratës me kohë të kufizuar, pra për arsye që nuk varen pprej tij.

Nuk mund të përfitojnë nga Sigurimi shoqëror për punësimin:
- Punëtorët që kanë dhënë dorëheqjen (përjashtuar rastet kur dorëheqja bëhet për kauzë të drejtë);
- Punëtorët që kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës në mënyrë konsensuale me punëdhënësin.

Vjetërsia kontributive që nevojitet

Për të përfituar nga Sigurimi shoqëror për punësimin, është e domosdoshme që i interesuari të ketë derdhur të paktën 2 vite contribute dhe të ketë të paktën 1 vit me kontribute të plota (52 javë), në dy vjetët e fundit të punës.

Për të përfituar këtë të ardhur (ta quajmë kompensim për papunësinë ASpI), punonjësi i papunë, duhet të bëjë kërkesën në rrugë telematike pranë INPS-it. Periudha e paraqitjes së kërkesës duhet të bëhet brenda 2 muajve nga data e fillimit të papunësisë.

Kohëzgjatja e përfitimit të kompensimit për papunësinë ASpI varet nga mosha e të papunëve në datën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës dhe periudha në të cilën ka rezultuar i papunë.

vitin 2014, për punonjësit nën moshën 50 vjeç, kohëzgjatja e kompensimit për papunësinë ASpI është 8 muaj, për punonjësit me moshë nga 50 deri 55 vjeç, periudha e përfitimit është 12 muaj dhe mbi moshën 55 vjeç, 14 muaj.

vitin 2015: punonjësit nën moshën 50 vjeç, përfitojnë kompensimin për papunësinë ASpI për 10 muaj, punonjësit me moshë nga 50 deri 55 vjeç, periudha e përfitimit është 12 muaj dhe mbi 55 vjeç 16 muaj.

Nga 1 janari 2016, kompensimi për papunësinë ASpI do të ketë një kohëzgjatje maksimale prej 12 muajsh për punonjësit e moshës nën 55 vjeç dhe 18 muaj për punëtorët të moshës nga 55 vjeç e lart.

Shuma e kompensimit për papunësinë ASpI

Shuma që përfitohet si kompensim për papunësinë ASpI përllogaritet në bazë të te ardhurave të përfituara nga punonjësi në dy vitet e fundit (para datës së pushimit nga puna) ku përfshihen elementë të ardhurash të vazhdueshme dhe jo-të vazhdueshme si edhe rroga e 13-të dhe e 14-të.

Në rast se rroga mujore me e ulët apo e barabartë me 1,180.00 euro, shuma e kompensimit për papunësinë ASpIështë sa 75% e pagës.

Në rastin kur paga është më e lartë se 1.180,00 euro, pagesa do të jetë e barabartë me 75% të pagës, plus 25% të diferencës mes rrogës mujore dhe shumës kufi (e thënë ndryshe, kompensimi rritet me 25% të pjesës së rrogës që kalon 1.180 eurot). Në çdo rast, pagesë mujore ASpI nuk mund të kalojë një shumë maksimale të parashikuar (për vitin 2014, kjo shumë tavan është 1.165,58 euro).

Çfarë kontributesh janë konsideruar të vlefshme për plotësimin e kërkesave:
- Kontributet e sigurimeve shoqërore  të paguara gjatë marrëdhënies së punës;
- Kontributet figurative për periudhën e lejes per perkujdesje te te afermve;
- Periudhat e punës jashtë vendit në vendet e BE-së ose me vendet ku është lidhur marrëveshje;
- Periudhat së mungesës nga puna për shkak të sëmundjes së fëmijëve deri në 8 vjet (max 5 ditë në vit);
- Kontributet figurative për leje lindjeje nga sigurimi i detyrueshëm.

Për plotësimin e kritereve të nevojshme për fitimin e kompensimit për papunësinë ASpI, nuk konsiderohen të dobishme periudhat e mëposhtme (edhe pse e mbuluar nga kontribute):
- Sëmundjet dhe aksidentet në punë;
- Periudha me me ndërprerje të aktivitetit në zero orë;
- Pushimi mjekësor për lejet dhe ndihmën ndaj një personi me aftësi të kufizuara të rënda

Në rastin e punësimit të ri me një kontratë pune më shumë se 6 muaj, kompensimi për papunësinë ASpI pezullohet dhe në fund të periudhës së punës, punonjësi përfiton një trajtim të ri, pas paraqitjes së kërkesës.

Legjislacioni parashikon që t’u vijë në ndihmë edhe punonjësve të pushuar nga puna edhe në rastet kur nuk përmbushin kërkesat e mësipërme. Sipas disa kërkesave minimale, mund të përfitojnë një kompensim të pjesshëm për papunësinë, Mini-ASpI. Kërkesa kryesore për të përfituar këtë kompensim të pjesshëm, është të ketë të paktën 13 javë kontribute në 12 muajt e fundit para datës së ndërprerjes së marrëdhënies së punës. Shuma e kompensimit të pjesshëm Mini-ASpI llogaritet në një mënyrë të ngjashme me kompensimin ASpi. Paguhet çdo muaj, për një numër javësh të barabartë me gjysmën e javëve të vitit të fundit gjatë të cilave janë derdhur kontribute. Kompensimi fillon menjëherë, që nga data e humbjes së pavullnetshme të vendit të punës.

Përgatitur nga Naim Balluku, zëvendëspresident i patronatit INAS Albania