Kater i Radës. Familjarët kërkojnë drejtësi - Shqiptari i Italisë

Katër i Radës

Si sot, 14 vjet më parë, në një atmosferë tërësisht gri, në Vlorë ktheheshin trupat e viktimave të tragjedisë së Otrantos, që ndodhi në 28 mars të vitit 1997. Familjarët e viktimave protesotojnë përpara konsullatës italiane në Vlorë. "Kërkojmë drejtësi për 115 viktimat e Otrantos”

14 nëntor 2011 – “14 vjet tragjedi, krim me paramendim. Kërkojmë drejtësi për 115 viktimat e Otrantos”. Ky ka qenë thirrja e bërë gjatë protestës së sotme që familjarët e viktimave të Otrantos kanë organizuar përpara konsullatës Italiane në Vlorë. Protesta u organizua në kujtim të 14-nëntorit, ditës ku u sollën në atdhe trupat e viktimave.

Dhjetëra familjarë e të afërm, si edhe qytetarë vlonjatë, kërkuan zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje që konsiderohet më e rënda që ka ndodhur ndonjëherë në hapësirën detare të Otrantos. Në fjalën e saj, Pushime Çala, kryetare e Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Otrantos, theksoi se, “protestat nuk do të rreshtin asnjëherë deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vendosjen e drejtësisë në vend”. “Protestat tona do të përshkallëzohen deri sa të vendoset në vend drejtësia dhe përgjegjësit e kësaj tragjedie të marrin dënimin e merituar”, theksoi Çala. Ajo shtoi se, “pas vrasjes së 81 jetëve që humbën në fund të detit, po vriten sërish familjarët me vendimet e gjykatave italiane”. “Ne kërkojmë shpërblim të barabartë për të gjithë familjarët, edhe për ato viktima që konsiderohen të zhdukur, sepse vetëm kështu do të ndihemi disi të lehtësuar për këtë tragjedi ku humbën fëmijët tanë, njerëzit tanë që nuk mund të na i zëvendësojë asgjë”, shtoi më tej Çala. Ndërkohë, familjarët rikonfirmuan vendosmërinë e tyre për të cilësuar të padëshirueshme në Vlorë ish-deputeten italiane Pivetti. Ata paralajmëruan një protestë në kryeqytetin italian në Romë, në javët në vazhdim, ndërkohë që tekstin e deklaratës e dorëzuan në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në këtë qytet.

Si sot, 14 vjet më parë, në një atmosferë tërësisht gri, në Vlorë ktheheshin trupat e viktimave të tragjedisë së Otrantos, që ndodhi në 28 mars të vitit 1997. Në atë buzëmbrëmje të 14 nëntorit të vitit 1997, qyteti i Vlorës ishte mbështjellë me tisin e zisë. Automjetet ushtarake që sillnin trupat e pajetë, mbartnin në karroceritë e tyre dhimbjen e pamasë të një qyteti të tërë, të mbarë Shqipërisë. Kishin kaluar vetëm 8 muaj nga mbytja, kur në fund të detit përfunduan jetë të pafajshme, gra dhe fëmijë, të rinj dhe burra që kërkonin të largoheshin nga mungesa e shpresës drejt një shprese të re.

Së fundi, edhe relikti i Kater i Radës, i mbetur për vite si një hekurishtë e braktisur në portin e Brindisit, më në fund u shpëtua. Ai do të kthehet në një monument në kujtim të të gjithë atyre që humbën jetën në det drejt brigjeve të tokës së premtuar. Pas pak ditësh, më19 nëntor, në Otranto – ku edhe do të mbahet fizikisht Kater i Radës – do të mbahet konferenca e shtypit për paraqitjen e projektit për rikuperimin e kthimin në monument të anijes fatkeqe.

http://www.youtube.com/watch?v=CaYF5V-5jCY

Çështja gjyqësore

Pak muaj pas kësaj tragjedie, dhjetëra familjarë të viktimave dhe të mbijetuar, në shenjë proteste për zvarritjen e hetimeve, hynë në një grevë urie në qytetin e Brindisit. Më pas, ata iu drejtuan gjykatës së këtij qyteti ku nisi një proces që do të përfundonte më shumë se një dekadë më pas. Çështja gjyqësore në ngarkim të shtetit italian, si dhe dy protagonistëve, kapitenit të anijes ushtarake italiane “Sibilla”, Fabrizio Laudadio dhe anijes së tragjedisë, Namik Xhaferri, zgjati 8 vjet, pati rreth 300 seanca dhe dhjetëra dëshmitarë. Kapiteni shqiptar i anijes “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri, gjykohej në mungesë. Pas tragjedisë, ai udhëtoi drejt Belgjikës, duke e ndjekur çështjen përmes avokatit të vet. Në këtë çështje u angazhuan 22 avokatë, mes të cilëve 20 italianë, një gjerman dhe 2 shqiptarë me aktivitet dhe studio në Itali.

Më 19 mars 2005, gjykata e Brindisit jep vendimin përfundimtar në shkallë të parë. Me  gjithë kërkesën e prokurorit ushtarak, Leonardo de Kastris, për të dënuar me 6 vjet burg kapitenin e  anijes italiane “Sibilla”, Fabrizio Laudadio, trupi gjykues e përgjysmoi atë me 3 vjet, ndërkohë që dënoi në mungesë me 4 vjet burg, kapitenin e anijes “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri, gjë që përputhej me kërkesën e akuzës.    

Gjatë 5 viteve në vijim u zhvilluan 3 seanca gjyqësore në gjykatën e Apelit në Lecce. Së fundi, ky proces do të shënonte një moment mjaft të rëndësishëm. Organi i akuzës ndryshoi qëndrim, ose më saktë synoi të zvarriste hetimin, duke e futur çështjen në një rrjedhë pa fund. Paralelisht me kërkesat që bëheshin në seancat që zhvilloheshin në apel, prokurori Giuseppe Vignola, kërkoi që procedura të ndryshonte. Ky qëndrim do të reflektohej në seancën që u zhvillua në datën 4 maj të vitit 2010, në Gjykatën Penale të Apelit, në Lecce. 

Në këtë seancë përfaqësoheshin 27 familje të viktimave të “Otrantos”, përmes avokatit shqiptar me studio në Romë, Engjëll Agaci. Pas tërheqjes në Dhomën e Këshillimit, 6 orë më vonë, trupi gjykues i përbërë nga Roberto Tanisi, kryetar dhe anëtarë, Rosa Patricia dhe Andrea Trauci, komunikoi vendimin, sipas të cilit kërkesa e prokurorit nuk pranohej. Ky vendim i pritur dhe njëkohësisht i papritur për të mbijetuarit dhe njëkohësisht familjarët e viktimave, u përshëndet prej tyre. Pushime Çala, krytarja e shoqatës që mbron interesat e familjarëve të viktimave, do të shprehej për ATSH-në se, “vendimi i dhënë nga trupi gjykues ishte i drejtë”. Po ashtu edhe avokati Engjëll Agaci, tha se, “vendimi i dhënë një ditë më parë është mjaft i drejtë".  

Për herë të parë në historinë 13 vjeçare të këtij procesi gjyqësor, në seancën e 4 majit të vitit 2010, në Gjykatën Penale të Apelit në Leçe, u përfaqësua edhe shteti shqiptar përmes deputetëve të PD-së, Ardian Kollozi e Kreshnik Çipi, si dhe ai i PDU-së, Dashamir Tahiri. Prania e tyre u vlerësua edhe nga të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave, si edhe nga gazetarë vendas.

Por, çështja gjyqësore e zbardhjes së rrethanave që shkaktuan tragjedinë e Otrantos në 28 mars të vitit 1997, u mbyll në qershor 2011. Pas një mbledhjeje për marrjen e vendimit që zgjati 14 orë, deri në orët e para të mëngjesit të 29 qershorit, gjykatësit vendosën të ulin pak dënimet e dhëna në shkallën e parë të gjykimit, duke e çuar dënimin e komandantit të Korvetës italiane Sibilla, Fabrizio Laudadio, në 2 vjet e 4 muaj (nga 3 vjet, në shkallën e parë) dhe dënimin për komandantin e Kater i Radës, Namik Xhaferri, në 3 vjet e 10 muaj (nga 4 vjet, në shkallën e parë), të akuzuar për vrasje të shumëfishtë nga pakujdesia, mbytje nga pakujdesia dhe lëndime nga pakujdesia.

embed video plugin powered by Union Development