Nga relikti Katër i Radës tek vepra e artit për viktimat e detit - Shqiptari i Italisë

Katër i Radës

Projekti “Mbërritja. Vepra për Humanitetin migrues” për kthimin në vepër arti të anijes u prezantua fillimisht në një konferencë shtyp më 19 nëntor në kuadrin e aktiviteteve “Mbërritje dhe mbytje. Të tregosh eksodin”. Në konferencë ishin të pranishëm Luciano Cariddi, kryebashkiak i Otrantos, Silvia Godelli, nga Krahina Puglia, Bruno Ciccarese, nga Provinca e Lecces, Luigi de Luca, Instituti i Kulturave mesdhetare, Luigi Ratclif, Bienalja e Artistëve të Rinj nga Europa e Mesdheu dhe skulptori Costas Varotsos, thuajse të gjithë ata që po mundësojnë transformimin e anijes në vepër arti në Otranto.

Projekti i është besuar skulptorit grek Costas Varatsos, dhe monumenti do të përurohet më 29 dhjetor, në sheshin ku sot në mëngjes është mbështetur pjesa e sipërme e Katër i Radës që ai ka vendosur të përdorë për veprën e artit që po realizon. Sipas nënkryetarit të bashkisë së Otrantos, Francesco Vetruccio, ky monument do të kushtojë 150 mijë euro, përveç kostos vjetore të mirëmbajtjes, ndaj edhe qytetarët e Otrantos duket se nuk janë të gjithë dakord me ngritjen e tij në qytetin e tyre.

Lidhur me këtë projekt, këto ditë në Otranto po zhvillohet një workshop ndërkombëtar i artit bashkëkohor me tetë artistë të rinj. Ndër edhe shqiptarët Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj që mbi temën e emigracionit dhe të zbarkimeve kanë mbështetur shumë prej veprave të tyre.

Me punën e tyre tetë artistët duhet të zgjedhin hapësira publike e private ku do të ekspozojnë veprat e tyre, për t'i dhënë jetë një sërë veprash të tjera artistike që do të jenë si kontorno e veprës së Costas Varotsos, dhe që do të ketë për qëllim sensibilizimin e qytetarëve e të turistëve rreth temës së migracioneve, temë kjo gjithnjë aktuale në Salento. Workshop-i do të zgjasë deri më 20 dhjetor. (K.B.)

Lexo edhe: Fotot ekskluzive: Kater i Radës copëtohet për t'u bërë monument

Ja një prezantim video i fazës fillestare të punës për monumentin “Mbërritja. Vepra për Humanitetin migrues”

" width="540">

embed video plugin powered by Union Development