Vlora në Venecia. Regjisori: “Për të mos harruar kush jemi” - Shqiptari i Italisë

1991 - Edhe unë isha në anije
Në festivalin e Venecias filmi mbi ekzodin e gushtit 1991 me anijen Vlora. Regjisori Daniele Vicari: “Ishte i pari kthim mbrapsht në masë”

Romë, 3 shtator 2012 – Më 8 gusht 1991, në Bari mbërriti Vlora, një anije e tejmbushur me shqiptarë që linin vendin e tyre për ‘tokën e premtuar’. Ishin rreth 20 mijë, që për ditë me radhë u mbajtën mbyllur në stadiumin e qytetit (ndokush në port) për t’u riadhesuar më pas me forcë.

Këtij zbarkimi i dedikohet “La nave dolce”, dokumentar i Daniele Vicarit i paraqitur sot në Festivalin Ndërkombëtar të artit kinematografik të Venecias, jashtë konkurrimit.

Përmes intervistave me persona që e kanë përjetuar personalisht atë udhëtim, kush pse ishte në anije e kush pse atë anije e priti në Bari, regjisori Daniele Vicari ka ndërtuar filmin dokumentar. Halim Milaqi (komandanti i Vlorës), Eva Karafili, Agron Sula, Kledi Kadiu, Robert Budina, Nicola Montano, Luca Turi, Raffaele Nigro, etj, kujtojnë atë histori që ka shenjuar jetën e tyre.

“Ishte mbërritja në masë më e rëndësisme e asaj periudhe [në të vërtetë vinte pas ekzodit të marsit, kur shqiptatët e zbarkuar në brigjet e Puglies u trajtuan ndryshe nga autoritetet italiane] dhe qe i pari kthim mbrapsht në masë” thotë regjisori Daniele Vicari.

Ai kujton që “Gjykata europiane na ka dënuar për kthimet mbrapsht të refugjatëve të Libisë dhe jemi fajtorë. Nuk më vjen mirë kur mendoj që nuk kemi pritur atëherë e nuk presim sot migrantët, por edhe Europa duhet të na ndihmojë. Jemi të gjithë si Kledi i anijes Vlorë: një djalë adoleshent që u kthye mbrapsht me forcë dhe që ëndërronte një të ardhme më të mirë”.

“Unë – rrefehet Vicari – jam i pari nga familja ime që kam zgjedhur të mos emigroj. Gjyshi im ishte minator në Belgjikë, ndërsa im atë ka emigruar në Zvicër. Nuk mund të harrojmë kush jemi”.

Një tjetër film mbi ekzodin shqiptar të viteve Nëntëdhjetë drejt brigjeve të Italisë, përfshirë atë me anijen Vlora, pritet të dalë në vjeshtë. Është "Anija, la nave degli albanesi", i Institutit Luce, me skenar dhe regji të Roland Sejkos, autor i dokumentarit të suksesshëm "Albania il paese di fronte".

" width="540">

embed video plugin powered by Union Development