Emigrantët në Greqi i shkruajnë kryeministrit: “Problemet tona presin akoma zgjidhje” - Shqiptari i Italisë

Tema mërgimi
Federata e shoqatave shqiptare në Greqi i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Edi Rama duke vënë në dukje problemet që më shumë shqetësojnë emigrantët në atë vend. E pyesin për zgjidhjet, që akoma nuk shohin, të cilat ishin pjesë e premtimeve elektorale të para dy vjetëve.
Kanë të bëjnë me pensionet, mësimdhënien e gjuhës shqipe, përfaqësimin konsullor, politikat shqiptare për ri-integrimin e emigrantëve të kthyer e nxitjen e kthimit të studentëve etj., thuajse që të gjitha qëndrojnë si probleme edhe për komunitetin shqiptar në Itali.

“Keni në plan hartimin e një strategjie kombëtare migrative dhe a do të përfshihet komuniteti shqiptar në Greqi si pjesë e domosdoshme e saj?
Kur do të mundësohet ushtrimi i të drejtës së votës dhe të zgjedhjes në vendin ku jetojnë emigrantët?
A parashikon qeveria juaj ulje të kostove të shërbimeve konsullore?
Çfarë do të bëjë qeveria juaj për mungesën totale të informacionit të nevojshëm dhe ndihmës sociale për emigrantët shqiptarë të riatdhesuar për ri-integrimin e tyre në shoqërinë dhe në tregun e punës në Shqipëri?
Cili është plani juaj për thithjen e “trurit”, studentët e diplomuar jashtë vendit?
Çfarë keni në plan për marrëveshje bilaterale me Greqinë për pensionet e emigrantëve?
Çfarë do të bëhet për zhvillimin e organizuar të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi? Çfarë keni parashikuar për mbështetjen konkrete të shoqatave emigrante shqiptare në Greqi ...?”

Janë kryesisht këto, çështjet kryesore që ngre Etmond Guri, Kryetari i federatës së shoqatave shqiptare në Greqi, zgjidhja e të cilave është në interes edhe të komunitetit shqiptar në Itali.

Këtu mund lexoni letrën e plotë drejtuar kryeministrit:

I nderuar z. Kryeminstër i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama!Në emër të Komunitetit Shqiptar në Greqi, si kryetar...

Posted by Federata Shoqatave Shqiptare Greqi on Lunedì 24 agosto 2015