Imzot Gjergj Lusha: "Nënë Tereza, dashuri e pastër në veprim" - Shqiptari i Italisë

Tema mërgimi

Imzot Gjergji Lusha është biografi më i famshëm i Nënë Terezës së Kalkutës, i cili nga viti 1980 deri në 2002 ka shkruar për bamirësen 12 volume të përkthyera në 35 gjuhë. "Si do ta cilësoja Nënë Terezën? Ajo ishte dashuri e pastër në veprim".

"Për herë të parë e takova në vitin 1969, kur isha student i filozofisë në Romë dhe ajo ndodhej në qytet për të përuruar një nga shtëpitë e saj pritëse. Më pas jemi takuar edhe shumë herë të tjera, as nuk e mbaj mend sesa. Kudo që ajo hapte misione të reja unë i qëndroja pranë", tregon imzot Lusha.

"Momentin më të bukur dhe emocionues e përjetuam në Oslo në vitin 1979 kur Nënë Tereza mori çmimin Nobel për Paqen. Atë ditë kaluam shumë orë së bashku me bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë. Falë saj ishte një eksperiencë e jetuar në mënyrë të mrekullueshme", vazhdon tregimin e tij imzot Lusha.

Imzot Lusha sjell edhe një dëshmi domethënëse: "Unë me të flisja shqip dhe ajo e konsideronte veten shqiptare, fliste për Shqipërinë dhe shqiptarët si për atdheun dhe për popullin e saj. Vetëm rrallëherë përdorte anglishten për të shprehur terma që nuk i mbante mend në shqip. Në qoftë se më kërkoni një përkufizim për të, ju përgjigjem se Nënë Tereza ishte dashuri e pastër në veprim, edhe pse është ende herët për të përfaqësuar në të vërtetë çka ajo ishte".

Kanë thënë për Nënë Terezën

Papa Gjon Pali II: “Një grua që i dha formë historisë së këtij shekulli. Një shembull i shkëlqyer i asaj, se si dashuria për Zotin shndërrohet në dashuri për atë që ke pranë. Ajo zgjodhi të ishte jo vetëm e fundmja, por edhe shërbëtorja e të fundmëve, duke e quajtur veten gjithashtu një ikonë të gjallë të dhembshurisë”.

Ish-kryeministrja e Indise, Indira Gandi: "Të takosh Nënë Terezën do të thotë të përjetosh ndjenjën e inferioritetit dhe atë të pushtetit të madh të mirësisë dhe të fuqisë së dashurisë".

Shkrimtari francez Dominique Lapierre: “Për mua ajo ka qenë dhe është një shenjtore në zemrat e të varfërve në botë. Mua nuk më nevojitet nënshkrimi i ndonjë kleriku në ndonjë dokument për të vendosur që ajo është shenjtore”.

Gazeta "Oregeon" e Portlandit: “Përkushtimi i Nënë Terezës ndaj të varfërve ka qenë një frymëzim që ka kapërcyer kufijtë e shteteve dhe të feve, duke pasqyruar gjithçka më të mirë: njerëzimin. Trashëgimia e saj është Urdhri që ajo themeloi, i cili përfshin 4 mijë murgesha dhe ndihmës së tyre laike. Puna e saj na kujton detyrimin tonë për të bërë atë që na takon".

Gazeta "Boston Globe": "Nënë Tereza nuk vdiq e re, ajo jetoi një jetë të plotë dhe të frytshme, duke u ofruar ndihmë jetimëve të braktisur, të sëmurëve dhe atyre me një këmbë në varr, të cilët i adoptoi si të ishin fëmijët e saj. Ajo është shpërblyer me disa nga nderimet më të mëdha që mund të ofroje njerëzimi, përfshirë çmimin Nobel për Paqen. Ajo nuk frymëzoi njerëzit përmes reklameve dhe çmimeve, por përmes përkushtimit, shembullit personal dhe punës"”

Gazeta "The harpert Curent": “Mbretërit, mbretëreshat, presidentët, kryeministrat, patriarkët dhe papët vijnë dhe ikin, po ashtu edhe fituesit e çmimit Nobel, por Nënë Terezë do të ketë vetëm një: ajo jetoi në brezin tonë, në shekullin tonë dhe ne i jemi mirënjohës për këtë".

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel në vitin 1979, Nënë Tereza deklaroi: "Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.