Tema mërgimi - Shqiptari i Italisë

Kush ka periudha sigurimesh shoqërore në të dyja vendet, tani mund t’i mbledhë ato për efekt pensioni. Akoma asgjë e re në këtë aspekt nga Italia apo Greqia ku jetojnë pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë

Tiranë, 25 shtator 2015 – Pas një viti kontaktesh të vazhdueshme mes qeverisë shqiptare me atë gjermane, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe Sekretari i Shtetit Gjerman, Jörg Asmussen, kanë nënshkruar më 23 shtator në Tiranë marrëveshjen për “mbrojtjen sociale” që mundëson njohjen e periudhave të punës dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore në të dyja vendet për efekt të përllogaritjes së pensioneve.

Sipas Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në Tiranë, nga kjo marrëveshje mund të përfitojnë rreth 15 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe kanë bërë derdhjen e sigurimeve sociale për efekt pensioni. “Përmes kësaj marrëveshjeje ne u japim atyre të drejtën që këto pensione të njihen në të dyja vendet dhe përllogaritja e kontributeve dhe e viteve të punës të mos humbasin”, tha pas nënshkrimit të marrëveshjes ministri Klosi.

“Kjo është një ditë shumë e gëzuar për të gjithë emigrantët shqiptarë në Gjermani, ata të cilët kanë punuar prej shumë vitesh në Shqipëri e tashmë vazhdojnë të punojnë në Gjermani, apo ata që kanë punuar në Gjermani dhe tani janë kthyer në Shqipëri – sqaroi ministri kategoritë e shqiptarëve që përfitojnë nga marrëveshja. - Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje ne u mundësojmë atyre që këto vite pune e kontributesh të mos u shkojnë dëm por të jenë të gjitha të vlefshme për pensionin”.

Marrëveshja bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të punonjësve. “Rregullat e nënshkruara në marrëveshje garantojnë që personat që lëvizin nga një vend në tjetrin dhe familjarët në ngarkim dhe të mbijetuarit, të ruajnë të drejtat e fituara apo që janë duke u fituar. Bashkimi i periudhave të siguruara sipas legjislacioneve kombëtare të ndryshme do të merren në konsideratë për të siguruar të drejtën e përfitimeve dhe llogaritjen e tyre”, shtoi ministri Klosi.

Në dhjetor të vitit 2013, një marrëveshje e tillë u nënshkrua me Belgjikën, ndërsa me disa vende të tjera vazhdohet të negociohet në këtë aspekt. Synimi i MMSR-së për këtë proces të rëndësishëm është rritja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes shoqërore veçanërisht me vendet fqinje Itali dhe Greqi, ku jeton edhe pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, por fatkeqësisht asgjë nuk është arritur deri tani.

Ndër azilkërkuesit në BE, shqiptarët renditen të tretët, menjëherë pas sirianëve dhe afganëve. Të dhënat duhet të ishin alarmuese për Shqipërinë, por duket se kush qeveris vendin nuk po shqetësohet shumë nga ky problem

Romë, 24 shtator 2015 – Shqiptarët po lënë në masë vendin e po kërkojnë azil në BE, kryesisht në Gjermani. E kanë shprehur shpeshherë këtë shqetësim vende të veçanta evropiane, si Gjermania e Finlanda, e thotë së fundi edhe raporti Eurostat mbi azilkërkuesit në BE gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.

Sipas zyrës së statistikave të BE-së, nga 213.200 personat që nga 1 prilli deri në 30 qershor kanë kërkuar azil  në një vend të Bashkimit Evropian, 8% ose 17.665 vetë vijnë nga Shqipëria. Përbëjnë grupin më të madh të azilkërkuesve nga rajoni, duke lënë pas kosovarët (përbëjnë 5% të të gjithë azilkërkuesve) dhe serbët (2%), dhe duke u renditur të tretët, menjëherë pas sirianëve (43.995 ose 21% e të gjithë azilkërkuesve në BE) dhe afganëve (26.995 ose 13%). Për të kuptuar edhe më mirë shifrën, mjafton të mbajmë parasysh se është më e lartë se ajo e azilkërkuesve shqiptarë gjatë gjithë 2014-tës në BE. Në fakt, gjithnjë sipas Eurostat-it, numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil politik në vendet e BE-së në vitin 2014 ishte 16.805).

Ajo që bie në sy është se thuajse 90% e azilkërkuesve nga Shqipëria, ose 15.445 prej tyre, azilin e kërkojnë në Gjermani, vend ku renditen të dytët, menjëherë pas sirianëve (16.335 azilkërkues) duke lënë pas kosovarët (7.475).

Shifrat e Eurostat-it flasin vetëm për azilkërkuesit në BE. Por veç tyre ka edhe shumë e shumë të tjerë që largohen nga Shqipëria. Si ata që vijnë në Itali, për shembull, gjejnë një punë në të zezë e shpresojnë të pajisen me dokument qëndrimi falë një sanatoreje të mundshme apo bashkëjetesës me vëllanë apo motrën që ndërkohë kanë marrë shtetësinë. Askush nuk di të thotë me saktësi sa janë, por pyetjet e përditshme që i drejtohen redaksisë sonë nga persona me qëndrim të parregullt në Itali që duan të dinë mbi mundësinë e pajisjes me dokumente, lënë të kuptohet që shifrat nuk janë të vogla.

Për një vend të vogël si Shqipëria, me përqindjen më të lartë në Evropë të shtetasve të vet që jetojnë jashtë, ky fluks i ri në rritje njerëzish që kërkojnë strehim në BE, është një plagë që kujtonim disi të mbyllur. Ajo duhet të përbënte një shqetësim madhor për klasën politike, dhe veçanërisht  për qeverinë e mazhorancën në fuqi. Nuk duket se është kështu. Veç forcimit të kontrolleve në kufi për personat që përfitojnë nga qarkullimi pa viza në Schengen, kërcënimeve se kush shkel regullat vë në rrezik liberalizimin e vizave, apo deklaratave se azilkërkuesit janë në të vërtetë shqiptarë emigrantë në Greqi, nuk po analizohen seriozisht shkaqet e largimit në masë dhe as po ndërmerren masa konkrete për të mbajtur shqiptarët në atdhe.

Siç u shpreh pak kohë më parë edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Hoffmann, njerëzit kanë nevojë për shpresë, për të qenë të punësuar, për të besuar në një të ardhme të sigurt. Nëse këto nevoja nuk përmbushen, nëse e ardhmja shihet sterrë, nuk mbetet tjetër veç të kërkohet tjetërkund diçka më e mirë. Me çdo kusht.

K.B. /Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Artikuj te tjere...