Vendi përballë - Shqiptarët e Italisë festojnë 100 vjetorin e Pavarësisë - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Vendi përballë
Shqiptarët e Italisë festojnë 100 vjetorin e Pavarësisë

17 shkurt - 3 mars 2012
Muzeu i Civilizimit Romak, Sheshi Giovanni Agnelli, 10 – Romë

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë në bashkëpunim me 'Bota Shqiptare' - Gazeta e shqiptarëve në Itali dhe Bashkinë e Romës – Këshilli Qytetar për Emigracionin, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, organizojnë javët e kulturës shqiptare në Romë.

Nga data 17 shkurt deri më 3 mars 2012, do të shpaloset një mozaik i gjerë kulturor me ekspozita pikture dhe fotografike, ekspozitë me dokumente të rëndësishme që kanë shënuar lindjen dhe 100-vjetorin e Shtetit shqiptar nga Arkivi Qendror i Shtetit, konferenca e projektime filmash, nëpërmjet të cilave do të paraqitet në Romë, në “qytetin e përjetshëm”, Shqipëria, Vendi përballë.

Do të jenë të pranishëm përfaqësues institucionesh, intelektualë, shkrimtarë, regjisorë, muzikantë, piktorë dhe fotografë, studentë dhe të rinj shqiptarë, arbëreshë dhe italianë, nëpërmjet të cilëve do të paraqiten çastet më të rëndësishme të Shtetit shqiptar dhe aspekte të jetës dhe veprimtarisë së shqiptarëve dhe arbëreshëve në Itali.

Programi

E premte 17 shkurt  2012 Ora 16.00 - 20.00
 
Ore 16.00
 
Përshëndetje e organizatorëve dhe autoriteteve shqiptare dhe italiane. Prezantim i programit dhe inaugurimi i ekspozitave të cilat do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë muajit.
 
100 vjet Shqipëri e pavarur” material i Arkivit të Shtetit, prezantuar nga Drejtoresha e Arkivit Qendror të Shtetit.
Të zbulosh Shqipërinë” - Ekspozitë fotografike nën kujdesin e Shoqatës  “USAB”
"Albania from the air" video dhe ekspozitë fotografike nga Alket Islami.
Ekspozitë kolektive e artistëve Alfred Mirashi (Milot), Agim Sulaj, Arta Ngucaj & Arben Beqiraj, Frederik Ivanaj, Armand Xhomo, Orenada Dhimitri, Anila Zajmi-Katanolli, Gëzim Mehmeti, Anila N. Zajmi, Alban Berberi, Anxhela Hoxhalli e Lori Lako, Xhovalin Delia, Parlind Perloshi, Albert Dedja, Agim Hajzëri, Anila Shapalaku.
"IntegrAzione" Ekspozitë fotografike e Vittorio Arcieri, nën kujdesin e Shoqatës "Integra" Onlus.
 
Shqipëria mbush 100 vjet. Dokumentet që bënë historinë” - Takim me znj. Nevila Nika, drejtore e Arkivit Qendror Shqiptar.
 
150 Vjetori i Bashkimit të Italisë dhe 100 vjetori i Rilindjes Shqiptare. Roli i Arbëresheve Pasquale Scura e Terenzio Tocci”. Marrin pjesë Ambasadori  Llesh Kola, Deputeti Cesare Marini,  Ambasadori  Mario Bova, Kryetari i Bashkisë Aldo Marino, gazetari i njohur Gian Antonio Stella, historiani Francesco Fabbricatore, Maria Assunta Iole, Terenzio D'Alena. I ftuar nderi Ambasadori i Kosovës, Albert Prenkaj. Nën kujdesin e Komunës arbëreshe të Vakaricit (Vaccarizzo Albanese).
 
Ore 18.00

"Shqipëria vendi përballë" – projektim i dokumentarit dhe debat me regjisorin  Roland Sejko. Salla “Planetario”
Nga rënia e perandorisë otomane deri në Luftën e Parë Botërore, nga Mbreti Zog deri në pushtimin italian te Shqipërisë, nga diktatura e Enver Hoxhës deri në rënien e komunizmit. Ky dokumentar rindërton për herë të parë historinë e Shqipërisë të viteve ‘900, nëpërmjet imazheve të arkivave më të mëdhenj kinematografikë të institutit “Luce” të sjella në art nga regjisori shqiptar Roland Sejko.

E enjte 23 shkurt ora 16:00-19:00
 
Shqiptarët e Italisë 20 vite më pas
Konferencë me pjesëmarrjen e Franco Pittau, Rando Devole, Darien Levani, Aldo Renato Terrusi e Alessandro Leogrande, Keti Bicoku, Edmond Godo.
Nën kujdesin e ‘Bota Shqiptare’ – Gazeta e shqiptarëve në Itali

E shtunë 3 mars 2012 Ora 16.00 - 19.00
 
Shqipëria turistike ju mirëpret
Takim me operatorët turistikë italianë dhe shqiptarë nën kujdesin e Ejona Milano.
Përshëndesin:
Ministri Shqiptar i Turizmit Kultures  Rinisë dhe Sporteve dhe i Deleguari i Kryetarit të Bashkisë së Romës për turizmin.
 
Përformancë artistike e Xhovalin Delia (video) dhe Aleksandër Gashi (piano).
 
Mbyllja e muajit të kulturës. Përshendetjen e organizatorëve .
Bufe  karakteristike shqiptare.

Organizatorë:
Ambasada e RSH në Romë
Bashkia e Romës
Gazeta Bota Shqiptare dhe Shqiptariiitalise.com
Këshilli Qytetar për Emigracionin – Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar Edmond Godo.

Me bashkëpunimin e:
Arkivi Qendror Shqiptar, AQSh
Shoqata e studentëve  "USAB"
Shoqata e studentëve "ASUF"
Shoqata "Integra" Onlus
Shoqata  Ejona Milano
Kooperativa Xenia
Komuna Vaccarizzo Albanese

Me mbështetjen e:
Adria Ferries dhe Frittelli Maritime Group
Fondazione Roma Mediterraneo