20 vjet imigracion shqiptar – Ekspozitë në Brindisi - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

 

Me rastin e 20 vjetorit të eksodit shqiptar në Itali Legambiente organizon një ekspozitë dhe një sërë aktivitetesh në selinë e ish-kishës së Scuole Pie në Brindisi.

Aktivitetet janë titulluar “1991-2011 Itali-Shqipëri të bashkuara nga një det paqeje” dhe duan të sjellin kujtimin e 25 mijë shqiptarëve që në vitin 1991 mbërritën në brigjet e Brindisit. Kjo nismë, në program nga 5 deri më 20 mars, do të zhvillohet nën kujdesin e  Krahinës Puglia, Komunës së Brindisit dhe të Dhomës së Tregtisë së Brindisit.