“ALB@rt – Arte vizive dhe letërsi migrimi” në Ambasadën e Shqipërisë - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Një nismë e bukur, të urojmë edhe jetëgjatë, e ambasadës shqiptare në Romë, mund ta kthejë atë periodikisht në një qendër të munguar të kulturës shqiptare në Romë. Është fjala për projektin ALB@rt, i ideuar prej ambasadës me qëllim promovimin e mbështetjen e artistëve shqiptarë e arbëreshë

Takimet e para u dedikohen artistëve shqiptarë që jetojnë në Lazio dhe do të mbahen më 30 qershor e 1 korrik, nën titullin e përbashkët “Artet vizive dhe letërsia migruese”. Të dyja veprimtaritë do të mbahen në selinë e ambasadës në rrugën Asmara 5 në Romë.

30 qershor, ora 18.30

Do të hapet një ekspozitë kolektive piktorësh me banim në Lazio. Në ambasadë, do të ekspozojnë punimet e tyre Kolë Mileta, Ilir Jaçellari, Ada Simoni, Bashkim Duma dhe artistët e rinj Klarisa Koka e Bekim Fisti.
Veç tyre, do të ekspozojnë punët e tyre edhe dy të ftuar specialë Daniela Cristina Grigorivici dhe artistja shqiptare që vjen nga Genova, Elda Katiaj Dano.

1 korrik, ora 18.30

Mbrëmja do t’i kushtohet prezantimit të librit “Il benzinaio e Chopin e altri racconti e poesie” me autore Greta Aliajn. Në takim do të marrin pjesë Edmond Çali, professor në universitetin L’Orientale të Napolit, Diana Gëllçi, antropologe dhe drejtoresha e drejtorisë së Kulturës së komunës së Latinës, Marilena Sovrani. Takimi do të moderohet nga Emilia Blaiotta, ndërsa Edoardo Feola do të recitojë pjesë nga libri.
E ftuara speciale e mbrëmjes Graziella Pisu nga Sardenja që do të sjellë për të pranishmit bukët e ndryshme artizanale për të cilat ajo është ftuar edhe në Expo Milano.

Për më shumë informacione, shihni programin e veprimtarive: