'Amnistia' filmi i fundit i Bujar Alimanit prezantohet në Torino e Milano - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Amnistia, filmi i suksesshëm i regjisorit shqiptar Bujar Alimani do të shfaqet më 29 dhe 31 tetor përkatësisht në Torino dhe Milano. Ai do të paraqitet nga regjisori i tij Bujar Alimani dhe protagonistja Luli Bitri.

I prezantuar për herë të parë në pranverën e këtij viti, filmi Amnistia ka marrë pjesë ndërkaq në shumë festivale të rëndësishme kinematografike në mbarë botën, duke marrë vlerësime si nga publiku, ashtu edhe nga kritika, ndër të cilat çmimin C.I.C.A.E në Festivalin e Berlinit, si edhe çmimin Cineuropa, në Festivalin e Kinemasë Europiane të Lecces. Amnistia është zgjedhur së fundmi të përfaqësojë kinematografinë shqiptare në konkurrimin për çmimin Oscar në kategorinë e filmit të huaj.  

Veprimtaritë, të organizuara nga Qendra e Kulturës Shqiptare, do të zhvillohen në Torino, në Cineporto, të shtunën datë 29 Tetor 2011 në orën 19.00, ndërsa në Milano, në Cinema Gnomo, të hënën, datë 31 Tetor 2011, ora 18.00, në prani edhe të regjisorit Bujar Alimani dhe të protagonistet Luli Bitri.  

Ato do të drejtohen nga gazetari Benko Gjata dhe kenë pjesëmarrjen, ndër të tjerë, të konsullit shqiptar nëMilano Gjon Çoba, të gazetarit dhe dokumentaristit Roland Sejko, si edhe të kritikëve tëartit kinematografik Vittorio Sclaverani dhe Paola Assom. 

Takimet shënojnëgjithashtu edhe një bashkëpunim të rëndësishëm mes disa subjekteve dhe organizatave të sektorëve të kulturës ndër të cilat Shoqata e Kineastëve tëTorinos, gazeta Bota Shqiptare, IPSIA dhe Acli, dhe realizohen me patronazhin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Milano, të Rajonit të Lombardisë, Bashkisë së Torinos dhe të Federatës së Shoqatave Shqiptare dhe Arbëreshe. 

Bujar Alimani

Bujar Alimani ka lindur në Shqipëri në 27 Janar 1969. Ai ka studjuar për pikturë dhe regjizurë në Akademinë e Arteve të Tiranës. Në vitin 1992 ka emigruar drejt Greqisë ku ka punuar si asistent regjizor në disa filma.  

Filmat e tij me metrazh të shkurtër janë përzgjedhur për të marrë pjesë dhe vlerësuar me çmime në disa festivale kinematografike ndërkombëtare, si në Tampere, Regenyburger, Siena, Sydney, Montpellier etj. Në vitin 2011 ai ka drejtuar filmin e tij të parë me metrazh të gjatë, “Amnistia”, që është edhe filmi i parë shqiptar i financuar nga Eurimages, fondi për kinematografinë i Këshillit të Europës.

Amnistia

Ngjarjet e filmit zhvillohen nëShqipëri. Reforma e sistemit penal mundëson takimet intime mes tëburgosurve dhe bashkëshortëve tëtyre, njëherënëmuaj. Një burrë dhe një grua, bashkëshortërespektivëte dy tëdënuarve, takohen rastësisht jashtë dyerve të burgut. Mes tyre lind njëhistori dashurie, e destinuar të marrëfund kur bashkëshortët e dënuar lirohen nga burgu falë një amnistie. 

I vlerësuar nga kritika si njëfilm me regji tëpërsosur, Aministia ështëdëshmi e dhimbjes dhe tragjedisëqëshoqëron gjithëndryshimet e mëdha tëhistorsë.

Per informacione:
Benko Gjata
Cel.: +39 339 3376951
E-mail: benkogjata@gmail.com       

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.