AssoAlbania feston 100 vjetorin në Firence e Pistoia - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Nga 23 nëntori deri më 2 dhjetor, aktivitete nga më të ndryshmet: nga konferencat deri te koncerti i madh me “Spartiti per Scutari Orchestra”.

Shoqata AssoAlbania me rastin e festimit të 100 vjetorit të pavarësisë dhe të një vjetorit të aktivizimit të saj, organizon një javë aktivitete kulturore, artistike dhe folklorike për qytetarët shqiptarë dhe italianë në Firence dhe Pistoia. Aktivitetet do fillojnë me 23-24-25 nëntor,  dhe do përfundojnë me datën2 dhjetor. Ato janë organizuar në bashkëpunim me Komunën e Pistojës, Komunën e Firences, Ambasadën Shqiptarë në Romë, Konsullatën e nderit të Shqipërisë në Firence dhe sipërmarrës të zonës.

Aktivitetet do jenë të ndara në veprimtari sociale, artistike, kulturore, akademike si dhe folklorike. Një nga këto është ekspozita fotografike e mjeshtit Marubi, nga Fototeka Marubi e Shkodrësme pjesëmarrjen speciale të piktores dhe skulptores Liliana Cika; do të vijojë me një koncert me këngë të të gjitha trevave shqiptare në Sheshin Duomo të Pistojës, nga “Spartiti per Scutari Orchestra” e drejtuar nga Bardh Jakova me pjesëmarrjen e vecantëtëMirush Kabashit; më tej projektimi i filmit vizatimor “Kecat dhe Ujku” me lexime tëpërrallave nga shkrimtari Gino Luka.

Veprimtaritë do të hapen me dy konferenca, një në Pistojë dhe një në Firence, me pjesëmarrjen e politikanëve lokal, të historianëve, shkrimtarëve dhe artistëve mes të cilëve mund të përmendet Profesori Franco Tagliarini, shkrimtarja Irma Kurti, Pandeli Pasko Kuteli, shkrimtari Qerim Skenderaj, Profesori Arbëresh Pino Cacozza.

Gjatë 23 nëntor-2 dhjetor, ftohen te gjithë shqiptarët e zonës të ekspozojnë flamurin shqiptarë jashtë shtëpive të tyre.

Programi i detajuar

Festë dhe Konferencë – Palazzo Vecchio, Sala 500
23 nëntor - 17:00-19:00

Sala Cinquecento, Palazzo Vecchio, Piazza della Signoria, Firenze

Konsollata e Shqipërisë në Firence, në bashkëpunim me Komunën e Firences dhe Shoqatën AssoAlbania, organizon Ceremoninë e Festës së 100 Vjetorit të Pavarësisë.

Është i ftuar i gjithë komunitetin me rastin e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë ne Hollin e Palatit të500 (Sala dei 500, Palazzo Vecchio) nëFirence të marrin pjesë në një ngjarje historik ku do të jenë të pranishëm perfaqësues të institucionëve lokale të Firencës si dhe atyre Kombëtare Shqiptare (midis të cilëve edhe Konsulli shqiptar nëFirence). 

Ekspozitë Fotografike dhe pikture
24 nëntor - 2 dhjetor 10:00-18:00

Oborri i gjykatës së e Pistojës, Piazza Duomo

Dedikuar Mjeshtrit të madh të fotografisë Pjetër Marubit me rastin e 100-vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë. “Marubi i Shkodrës dhe Pavarësia e Shqipërisë”, trashëgimi e UNESKO-s shoqëruar nga punime të artistëve shqiptarë.

Ekspozita do të përshëndetet nga Kryetari i Bashkisë së Pistoiës të djelën 25 Nëntor 2012.

Pietro Marubi, fotograf italian i natyralizuar shqiptar, 1834-1903 ishte një partizan garibaldin. I arratisur nga Piacenza për arsye politike në 1856 mbërrinënë Shkodër dhe hapi një studio fotografike të quajtur "Dritëshkronjë".

Studioja e tij, duke dokumentuar ngjarjet historike në Shqipëri dhe jetën e përditshme të banorëve të saj, u bë një nga laboratorët fotografikë më të rëndësishëm në Ballkan. Fotografitë e Marubit janë një trashëgimi historiko-kulturore për Shqipërinë dhe ndodhen  në arkivin e Muzeut historik të Shkodrës, sot të mbrojtura nga UNESCO.

Pazar Shqiptar – Art, Traditë dhe Shije
24 nëntor-25 nëntor 10:00-18:00

Galeria Kombëtare e Pistojës, Rruga Atto Vannucci

Pazari do të jetë i hapur për qytetarët e Pistojës të cilët do të kenë mundësi të zbulojnë traditën, artizanatin, kulturën e komunitetit shqiptar direkt në territorin e Pistojës. Në Pazar do të ekspozohen orendi të vogla, çanta, aksesor, krijime  druri, fruta të thata, veshje dhe bizhuteri, të gjitha të punuara mjeshtërishtë me dorë. 

Konferenca: "Shqipëria: kultura dhe fryma kombëtare brenda dhe jashtë kufijve"
E diel, 25 nëntor 11:00-12:30

Sala Maggiore, Palazzo Comunale di Pistoia, Piazza Duomo

Me rastin e 100- vjetori të Pavarësisë së shtetit shqiptar, në "Sala Maggiore" të komunës së Pistojës do të mbahet konferenca historike dhe letrare: "100 Vite Pavarësi: historia, kultura dhe imigracioni"

Marrin pjesë personazhe historiko-politike:

Kryetari i Bashkisë Pistoia, Samuel Bertinelli: "Kontributi i komunitetit shqiptar në Pistoia"
Prof Franco Tagliarini: "Ndikimi i marrëdhënieve Itali-Shqipëri në lindjen e ndërgjegjes kombëtare shqiptare"
Dhe në pjesën e dytë: kulturore-kinematografike:  Roli i letërsisë në formimin e ndërgjegjes shqiptare brenda dhe jashtë kufijve"
Irma Kurti: Literatura emigrante: "Poezia e lirë jashtë kufijve"
Pandeli Pasko Kutelibir i "Mitrush Kutelit", një nga kolosat e letërsisë shqiptare
Qerim Skenderaj: autor i librit "Shqipëria, akti i fundit”
Kryetari i Forumit FARE, shoqatat shqiptare e emigrante në Emilia Romagna
Mirush Kabashi:"Kinemaja dhe letërsia shqiptare në 100 vjet". Aktori i teatrit dhe i kinemasë, profesor i artit të interpretimit, Kabashi numëron rreth 100 role në teatër, ka interpretuar në rreth 20 filma, dhe ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Do të jetë festë edhe për fëmijët: filma vizatimor dhe tregime në shqip dhe italisht
E diel, 25 nëntor 15:30

Antichi Magazzini, Palazzo Comunale, Piazza Duomo.

Një moment ndryshe  me tregime dhe përralla në të dyja gjuhët për fëmijët, qytetarët më të rinjë të Pistojës. Do të projektohet filmi vizatimor “Kecat dhe Ujku”  dhe  tregimi  me  përralla "Nusja e Ujit" nga shkrimtari Gino Luka. Teatri për fëmijë ka karakter edukativ. Femijëve do t’iu dhurohen 100 balona me flamurin shqiptar.

Koncert live në Sheshin Duomo nën ritmin e muzikës së Grupit “Spartiti per Scutari”
E diel, 25 nëntor 16:00

Piazza Duomo, Spartiti per Scutari Orkestra, e drejtuar nga Bardh Jakova. “Spartiti per Scutari Orkestra” është një formacion muzikor i hapur anëtarët e së cilës, rreth 20 muzikantë, vijnë nga një laburator i muzikës tradicionale shqiptare dhe kanë për qëllim të përfshijnë dhe kënaqin sa më shumë publikun nëpërmjet muzikës që ata realizojnë.

Paradë me kostume dhe veshje tradicionale nga Sheshi Duomo tek Galeria Kombëtare.

Paradë me kostume kombëtare drejtë qendrës për gati 20 minuta nga Sheshi  Duomo në drejtim të Galerisë Kombëtare të Pistojës. Pjesëmarrës: djemë e vajza të lindur në Pistoia të veshur me kostume tradizinale shqiptare.

Spektakli i 100 vjetorit: Teatro Bolognini
E diel, 2 dhjetor, ore 15:30

Teatro Mauro Bolognini, via del Presto n° 5, tra Piazza delle Scarpe e Piazza Duomo- Pistoia

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, Assoalbania (Shoqata e sipërmarrësve shqiptar) ka nderin t’ju ftojë për të festuar në Teatrin Bolognini të Pistoiës me muzikë, valle e humor.

Do jenë të pranishëm aktorët e humorit shkodran, tre të mëdhenj të humorit shqiptar: Paolin Preka, Besnik Cinari dhe Zyliha Miloti. Pjesë e spektaklit do të jetë edhe balerini i talentuar Klajdi Selimi. Surprizat do të vazhdojnë më tej me një kengëtarë/e.