Bekim Fehmiu Nga Ballkani në Hollywood - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Ekspozita “Bekim Fehmiu. L’Ulisse venuto dai Balcani”
16 nëntor – 7 dhjetor
Në Palazzo Giovane/Casa della Creatività
rruga Santa Maria Maggiore 1/r

“Bekim Fehmiu. Dalla Jugoslavia a Hollywood il viaggio dell’Ulisse venuto dai Balcani” është ekspozita kushtuar aktorit shqiptar që do të përurohet më 16 nëntor në orën 18.30 në Palazzo Giovane/Casa della Creativitàtë Firences (Vicolo di Santa Maria Maggiore 1/r).

Ekspozita, do të mbahet hapur deri më 7 dhjetor 2012, vjen në kuadrin e ditëve të kinematografisë së Ballkanit perëndimor (Firence, 26-29 nëntor) dhe është realizuar nga shoqata ‘Trentino con i Balcani’ në bashkëpunim me shoqatën fiorentine ‘Passaggi di Storia’ dhe me mbështetjen e Komunës së Firences.