Çiljeta Xhilaga në koncert live në Romë - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
“Albanian Party at Rome” dhe “Felt Club & School”, sjellin në ambientet e kësaj të fundit, Çiljeta Xhilagën në koncert live. Të mërkurën, më 18 prill në orën 21.30

Romë, 16 prill 2012 – Në vazhdën e koncerteve live të artistëve shqiptarë, Albanian Party at Rome organizon në Felt Club & School në San Lorenzo, zemër e Romës studentore, koncertin live të këngëtares Çiljeta Xhilaga. Të mërkurën, më 18 prill, në orën 21.30. Për prenotime duhet telefonuar në numrat 348-3691507 ose 329-4136818.

Felt Club & School është hapur vite më parë nga Arjan Zeqja, durrsak me pasionin për Jazz-in. Në klubin e tij çdo mbrëmje jepet një koncert jazz, blues, rock apo muzike klasike, me emra të mëdhenj të muzikës amerikane apo italiane. Ndërsa gjatë ditës, dhjetëra të rinj të pasionuar mësojnë vegla të ndryshme muzikore.

Sa herë mundet, në bashkëpunim me Albanian Party at Rome, Arjani përpiqet të sjellë në lokalin tij edhe muzikën e këngëtarët shqiptarë. Kështu, gjatë muajve të fundit në Felt kanë dhënë koncert Manjola Nallbani, Artjola Toska, Maya, Valbona Mema, Rosela Gjylbegu, sa për të përmendur disa prej tyre.

" width="540">

embed video plugin powered by Union Development