Çmim në La Spezia poezisë së Kadaresë - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Shkrimtari shqiptar do të marrë pjesë të shtunën, më 25 shtator, në edicionin e 57-të të “Premio LericiPea” në La Spezia. Do të nderohet me çmim për veprën e tij poetike

Romë, 21 shtator 2010 – Nga e premtja 24 shtator, deri të dielën, 26 shtator, në La Spezia zhvillohet edicioni i 57-të i veprimtarisë “Premio LericiPea” .

premio LericiPeaNjë prej autorëve që nderohet këtë vit është shkrimtari Ismail Kadare për seksionin e poezisë. Me këtë rast, ditën e shtunë në orën 17,00 është organizuar dhe një takim me autorin, ku do të jenë të ftuar përveç Ambasadorit shqiptar në Itali, Z. Llesh Kola, dhe disa përfaqësues të komunitetit shqiptar si Julian Topçija dhe Bedri Cico.

Çmimi LericiPea është krijuar në fillim të viteve ‘50 me emrin “Lerici”. Tanimë ai është kthyer në një traditë të konsoliduar e mes fituesve ka shkrimtarë dhe poetë nga më të shquarit e letërsisë italiane dhe botërore. Prej vitesh vëmendja më e madhe i është kushtuar poetëve të rinj, eksperimentimit të teknikave dhe gjuhës poetike si dhe njohjes dhe rizbulimit të poetëve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë moderne.

Lexo programin e veprimtarisë