Dhuratë për një shok nga “Bregu tjetër i Adriatikut” - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Shoqata Bregu tjetër i Adriatikut, në këtë prag festave të fundvitit  organizon një mbledhje dhuratash për fëmijët më të pafat në Shqipëri

Shoqata  L'Altra sponda dell'Adriatico organizon më 14 dhjetor, në orën  15.30 në Cinema Parrochiale të Casella në Genova një aktivitet që synon të dhurojë gëzim fëmijëve më të pafat në Shqipëri.

Në kuadrin e aktivitetit “Albania e Italia, due popoli un cuore “, do të promovohet nisma “Un regalo ad un amico lontano” (Një dhuratë për një shok të largët).
Gjatë kësaj pasditeje synohet të  mblidhen lodra të reja që me rastin e festave të fundvitit, lodra që do t’i dhurohen fëmijëve jetimë dhe atyre që ndodhen të shtruar në repartin e onkologjisë së spitalit pediatrik.

Në këtë pasdite solidariteti, ku do të jenë të pranishëm përfaqësues të autoriteteve vendore (Kryebashkiaku i Casella, Don Graziano etj), pjesëmarrësit do të përshëndeten nga  Giuseppe Maria Durazzo – Konsull Nderi i Shqipërisë në Liguria, Angela Valenti Durazzo, gazetare dhe shkrimtare, Alida Ndou, Elisabetta Palermo, Altin Bici të shoqatës “L'Altra sponda dell'Adriatico”
Shoqata fton të gjithë të marrin pjesë.

Ky aktivitet realizohet falë mbështetjes së
-Shoqata Caccia Pesca, Sport e Tradizione e Casella
-“Message” Qëndër shërbimesh - Via San Vincenzo 161r – e Carbone Armando
-Piccoli Pensieri... fiori e non solo
-Paola Torre Cartoleria Casella (....në këtë dyqan mund të blini me vetëm 5 euro një lodër për ta dhuruar)
-Ludoteca "Demoa" Casella

Në përfundim të aktivitetit, kuxhinierja e kopshtit të qytezës, Bianca Ndou do t’u ofrojë pjesëmarrësve specialitete shqiptare.

Lexo edhe: Nga “Bregu tjetër i Adriatikut”, solidaritet e promovim të kulturës për Shqipërinë