Dy të rinj shqiptarë mes fituesve të çmimit Marco Magnani - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Çmimi Marco Magnani, i organizuar në Sassari, këtë vit u dedikohet artistëve të rinj. Mes gjashtë të përzgjedhurve, dy janë shqiptarë, Silva agostini dhe Armando Lulaj

Romë, 8 nëntor 2011 – U kushtohet të rinjve edicioni i këtij viti i Çmimit Marco Magnani, i organizuar nga shoqata me të njëjtin emër me mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës së komunës dhe provincës së Sassarit dhe të Fondacionit Banco di Sardegna. Ekspozita quhet “Lo Stupore” dhe mbledh veprat e artistëve të rinj. Fituesit e çmimit, pasi kanë ndenjur për një periudhë në provincën e Sassarit gjatë të cilës janë njohur me territorin dhe kanë bërë veprat e tyre, do t’i ekspozojnë ato në Pallatin e të Korrave (Palazzo della Frumentaria via delle Muraglie 2) në Sassari. Fituesit janë Silva Agostini, shqiptare që jeton në Berlin, Armando Lulaj, që jeton në Itali e Shqipëri, Andrea La Rocca (Itali), Jon Campbell (amerikan që jeton në Berlin), Kane Caddoo (irlandez që jeton në Itali.