Çdo shkarkim i “When love calls your name”, dy pikë më shumë për Elhaidën - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Sa më shumë persona të shkarkojnë këngën “When love calls your name” deri në orën 24.00, aq më shumë pikë do t’i jepen asaj nesër në finale. 

The voice of Italy arrin në finale. Në mbrëmjen e 30 majit do të shpallet Zëri më i mirë i vitit, dhe emri më i përfolur është ai i Elhaida Danit. Deri tani 20 vjeçarja nga Shkodra ka kaluar më së miri çdo fazë të programit. Me zërin e fuqishëm dhe ëmbëlsinë e interpretimit të saj ka emocionuar anëtarët e jurisë dhe ka bërë për vete publikun e gjerë që e ka votuar në masë.

Në finale shtohet një element i ri vlerësimi për katër kandidatët e The Voice. Veç televotës, do t’u shtojë pikë edhe numri i shkarkimeve nga itunes i këngëve të tyre të padëgjuara, një copëz të të cilave secili prej tyre e këndoi edhe në semifinale. Elhaida paraqitet me “When love calls your name” (me muzikë të Riccardo Cocciantes). Sa më shumë persona të shkarkojnë këtë këngë (e gjeni në këtë lidhje), aq më shumë pikë do t’i jepen asaj nesër: çdo shkarkim i këngës, që kushton 0,99 €, do të vlejë 2 pikë për Elhaidën në finale.

Lexo edhe: Elhaida Dani, një hap larg titullit (intervistat)

" />" type="application/x-shockwave-flash" width="540">

embed video plugin powered by Union Development