"Roma Kryeqytet", takim me të huaj në Bashki - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Romë, 5 tetor 2010 – Të premten më 8 tetor, nga ora 15.30, në sallën e Protomotekës në Campidoglio do të mbahet takimi “I cittadini immigrati verso Roma Capitale”.

Roma është ndër realitetet metropolitane që kanë ndryshuar më shumë profil në 40 vjet imigracion. Rrënjosja, ngulitja dhe mbi të gjitha ndjenja e përkatësisë në këtë qytet, tregojnë se e ardhmja e Romës nuk mund të shihet pa emigrantët, që janë pjesë e pandashme e kryeqytetit, e sfidave të reja të tij.

Te konsiderohet Roma Kryeqytet “sintezë e integrimit modern e dinamik mes popujve”, të mos imagjinohet e ardhmja pa “qytetarët e rinj” të futur tashmë në indin shoqëror, ekonomik e kulturor të qytetit. Këto janë temat e takimit.

Në takim, mes personaliteteve të shumta, do të flasë edhe kryebashkiaku Alemanno, dhe disa këshilltarë të shtuar që përfaqësojnë të huajt. Në hapje të takimit do të shfaqet një video me intervista të lidhura me temat që do të diskutohen.