Filmat shqiptarë kthehen në Torino - Shqiptari i Italisë

Veprimtari

Nga data 3 deri më 9 mars 2011 zhvillohet në Torino edicioni i XI-të i Piemonte Movie gLocal Film Festival. Seksioni i posaçëm “Terre del Cinema” i festivalit i kushtohet këtë vit kinematografisë shqiptare përmes programit “Focus Albania”, organizuar në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës Shqiptare dhe Shoqatën Vatra.

Kinemaja shqiptare do të përfaqësohet nga filmat “Gjallë!” (Shqipëri 2009, 90’) me regji të Artan Minarollit, “Lindje Perëndim Lindje” (Shqipëri 2009, 100’) me regji të Gjergj Xhuvanit dhe “Kukumi” (Kosovë 2005, 107’) me regji të Isa Qoses, të gjithë të paraqitur në gjuhë origjinale, me nëntituj në italisht.

Të ftuar të jashtëzakonshëm do të jenë Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Itali, Sh.T. Llesh Kola dhe aktori i ri shqiptar Nik Xhelilaj, fitues i disa çmimeve prestigjioze ndërkombëtare dhe protagonist i filmit “Gjallë!”

Veprimtaria shënon edhe fillimin e bashkëpunimit mes festivalit torinez dhe First Step Film Festival të Tiranës, duke prezantuar për herë të parë një përzgjedhje prej pesë filma të shkurtër të realizuar nga regjisorë të rinj shqiptarë.

Pjesëmarrja shqiptare në Festival plotësohet nga filmi dokumentar “Sono Stato Dio in Bosnia. Vita di un Mercenario” i regjisorit Erion Kadilli, vepra e të cilit konkurron në seksionin e filmave dokumentarë.

Programi i “Focus Albania”

“Gjallë!”
E premte 4/03/11, ora 20,30 - Cinema Empire - Piazza Vittorio, 5, Torino

“Lindje Perëndim Lindje”

E shtunë 5/03/11, ora 17,00 - Cinema Massimo - Via Verdi, 18, Torino

“Kukumi”
E diel 6/03/11, ora 16,30 - Il Movie/Cineporto - Via Cagliari, 42, Torino

“Sono stato Dio in Bosnia”
E hënë 7/03/11, ora 22,30 - Il Movie/Cineporto - Via Cagliari, 42, Torino

Kortometrazhe

E shtunë 5/03/11, ora 19,00 - Cinema Massimo - Via Verdi, 18, Tori

Për më shumë informacion:
Benko Gjata
CELL. (+39) 339.33.76.951
benkogjata@gmail.com

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.